Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare fitoi sot cmimin spanjoll «Princi i Asturias per Letersine». Per kete cmim ishin nominuar emra te medhenj te letersise boterore mes te cileve dhe shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari cek Milan Kundera. Me pare kete cmim e kane marre emra te njohur te letersise boterore si: Camilo Jose Cela, Carlos Fuentes, Gunter Grass, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, dhe Amos Oz. Cmimi «Princi i Asturias» konsideroht si nje nder cmimet me prestigjoze ne boten e letrave. Ismail Kadare eshte shqiptari i pare qe fiton cmimin me te rendesishem per letersine ne Spanje.Cmimi per letersine ishte i gjashti nga tete cmime nderkombetare qe ndahen cdo vit nga presidenti i fondacionit «Cmimi i Asturias», nen motivacionin per kontributin e rendesishem ne kulturen universale ne fushen e letersise dhe linguistikes. Ne edicionin e 29-te te ndarjes se ketyre cmimeve kandidat ishin 31, nga 25 vende te ndryshme. Ky cmim per shkrimtarin shqiptar vjen 4 vjet pas laureimit me nje tjeter cmim prestigjoz, atij te «Man booker Price International».
Delina Bitraku