“Një njeri kaq i madh sa Jim Belushi kurrë nuk mund të kërkojë vlerësim apo vetëvlerësim. Kështu që e vlerësuam ne. E vlerësoi i gjithë populli, miqtë e tij artistë dhe natyrisht që e nderojnë të gjithë spektatorët botërorë. Por për ne ishte një vlerësim tepër i veçantë, sepse gjithmonë kishim parë te Jim Belushi atë lloj emocioni kur thoshte: “Unë jam shqiptar”. “Prandaj ne krenohemi me të, edhe sot pas një viti, ju jeni krenaria e kombit tonë”, u shpreh në këtë ceremoni presidenti Topi.Ndërsa Belushi, në fjalën e tij përshëndetëse dhe falënderuese tha se është shumë i lumtur që ndodhet në Tiranë. «Gjithmonë e them që unë jam shqiptar, por sot jam me të vërtetë shqiptar! Jam shumë i lumtur për këtë gjë! Sa herë që takohem me Presidentin e Republikës, ai gjithmonë më nderon me ndonjë dhuratë shumë të bukur nga ky vend i mrekullueshëm», u shpreh me plotë emocione në këtë ceremoni të veçantë, aktori i madh Jim Belushi, i cili përveç pasaportës amerikane tashmë ka dhe pasaportën e shqiptare. (RTK)