Shkup, 13 shkurt – Protesta e sotme kundër ndërtimit të kishës ortodokse në Kalanë e Shkupit ka rezultuar me një protestues të ther me thikë dhe katër të tjerë të lënduar.
Incidenti ndodhi afër kishës Shën Pjetri, kur një grup i maqedonasve, të njohur me nofkën “Komiti” kanë sulmuar protestuesit që ishin drejtuar nga Kalaja e Shkupit për të protestuar kundër ndërtimit të një kishe atje.
Jozyrtarisht mësohet se i theruri dhe të lënduarit janë pjesëtarë të “Komitëve”. Ka intervenuar policia e cila ka penguar përleshjen më të madhe midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Ka pasur gjuajtje më gurë nga të palët.
Gjatë incidentit ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar disa persona.
Aty për momentin kanë arritur njësite speciale të policisë që po pengojnë depërtimin e protestuesve deri te Kalaja.
Protesta e sotme ishte organizuar nga Lëvizja qytetare ZGJOHU dhe ishte përkrahur edhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, si dhe 18 shoqata të tjera joqeveritare./ktv/kosvalbaner.com/
shtesë
“Pas provokimeve të radhës, po bëhen pesë vite që po na provokojnë një pas një. Edhe provuan në mënyrë tinëzare duke punuar natën me na vjedhë Kalanë tonë, por ne fituam dhe hymë këtu dhe kjo është një betejë e fituar nga ne. Ata e treguan mënyrën e vetë se si veprojnë, si vjedhin, si falsifikojnë historinë dhe vlerat tona. Ne e dimë se kush jemi dhe s’kemi krizë identiteti dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të shqiptarisë këtu. Ju lus që të shpërndaheni”, ka thënë Grubi.
Ndërsa, kryetari i të Shoqatës së të Burgosurve Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani theksoi se kjo situatë është e provokuar dhe e organizuar nga struktura të pushtetit. Ky aktivitet është shkas që është montuar brenda një nate në stil kaçakes. Nuk ndërtohet një shtet binancional me këso provokime.
“Ky është tensionim i provokuar dhe ne kemi vepruar me dinjitet. Me këto kisha dhe kryqe po bëhet si varrezë masive. Është provokim i radhës i organizuar nga pushteti”, theksoi Pollozhani.
Sipas tij, kjo protestë popullore është si pasojë së veprimtarisë së një Qeverie të papërgjegjshme dhe si pasojë e pjesëmarrësve shqiptarë të papërgjegjshëm në Qeveri.