PDSH-ja akuzoi qeverinë se çështja e enciklopedisë është marrëveshje ndërmjet dy partive në Qeveri Bashkimit Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-së.PDSH-ja me këtë rast ka kërkuar nga faktori ndërkombëtarë që të intervenojë sa më shpejt të ndërmjetësojë në eliminimin e kësaj qeveri që të qetësohen tensionet ndëretnike.“I bëjmë apel bashkësisë ndërkombëtare që sa më shpejt të ndërhyjë në eliminimin e kësaj qeverie, kesaj akademije që në mënyrë preventive të parandalohen tensionet ndëretnike. PDSH-ja vazhdon të punojë në mënyrë shumë serioze rreth idesë së ngritjes së Akademisë shqiptare në Maqedoni”, deklaroi Mirushe Hoxha, nënkryetare e PDSH-së.