Kjo Qendër e Re Shqiptare u ble para disa muajve dhe në një afat rekord u arrit të merimetohet në tërësi dhe sot Shqiptarët muslimanë arritën ta gëzojnë duke e hapur me namaz të drekës dhe me prezencë madhështore të komunitetit tonë shqiptarë në Norvegji..
Programin manifestiv e hapi zëdhëndësi i kësaj Qendre z. Burim Ramadani duke përshëndetur të pranishmit, dhe njëherit shprehi mirënjohje për pjesmarrje masive, sotë në këtë ditë të madhe për QSHFKN-ë! Imami i kësaj Qendre z. Sabri efendi Jonuzi, përshëndeti prezencën e madhe të xhematlinjëve, mysafirëve nga Norvegjia e vendlindja dhe falenderoj, gjithë kontribuesit vullnetarë që kjo shtëpi e bekuar e Zotit të lësohet në përdorim duke u kompletuar në tërësi. Poashtu në fjalën hyrëse edhe Kryetari i kryesisë së QSHFKN -së z. Erduan Esati përshëndeti të gjthë kontribuesit vullnetarë që ndihmuan që kjo Qendër të arrijë qëllimet e saja për blerjen dhe rregullimin e saj për një afat shum të shkurtër dhe njëkohësisht duke arritur që ti grumbullojnë edhe mjetet materiale që kjo qendër të blihet dhe të mos ketë asnjë borxh.
Kjo qendër përfshinë në tëresi 600 m2, dhe nga fasiletet tjera vec xhamisë, ka klasa për mësim, dy bufe, këndin e sektorit të gruasë, zyre e banjp të shumta.
Fjalë rasti sëpari ju dha imamëve të Qendrave Fetare duke filluar nga:
Xhamija e Drammenit, imami Faton Bytyqi,
Xhamija e Oslos (QIKSHN) imami Dr. Berat Hashani
Xhamija e Kristiansandit- imami Dr. Mehdi Kastrati
Xhamilja E Haldenit- imami Blerim Meliqi
Xhamija e Sarpsburgut – imami Ardian Haliti
Poashtu fjalë miradie patën edhe mysafirët e pranishëm nga vendlindja sic ishin:
Hoxhë Ferid Selimin nga Shkupi
Hoxhë Dr. Sedat Islami nga Vushtria
Hoxhë Irfan Saliu nga Prizreni
Kryesia e QSHFKN-së shërndau edhe mirënjohje për kontribuesit meritorë të kësaj qendre duke filluar nga kryetaret e kryesive te mëparshme, Qendrat Fetare, Ambasadorin e RMV-së Dr. Driton Kuqi, Radio Rilindjen, aktivistë e afaristë të shumtë!
Gjatë programit manifestiv patë edhe nje nga vëllezërit tanë nga Shqipëria që pranoi fenë Islame duke thëne shehadetin bashkë me imamin e kësaj Qendre.
Kjo ceremoni rasti, u përmbyll me një koktel të begatë me ëmbëlsira të shumta e pije të ndryshme..
Metush Bajrami, Oslo