Festivali Evropian i këngës 2010

Festivali Evropian i këngës 2010

Shqipëria konfirmoi pjesëmarrjen e saj. Kejsi Tola si pjesëmarrësja e fundit e kishte marrë vendin e 17-të me 48 pikë në finalen e Moskës. Eurovizioni 2009 ka gjithsej 34 Shtete të konfirmuara, por do pritet edhe për shtete të tjera që mund te marrin pjesë. Vitin e kaluar në Festivalin Evropian të Këngës 2009 në Moskë të Rusisë ishin të pranishëm gjithsej 42 Shtete.
Këtë vit EBU bëri gjithçka që të kthejë shtetet që ishin larguar më parë. Italia nuk e pranoi kërkesën për kthim në Eurovizion. Italia filloi pjesëmarrjen në Eurovizion që nga viti 1956 por u tërheq në vitin 1997. Italia ka bërë më shumë se 50 pjesëmarrje në Eurovizion.
Gjithashtu edhe në Eurovizionin 2008 në Beograd të Serbisë, Austria u largua për shkak të financave dhe të rezultateve që mori në Festivalin Evropian të Këngës 2007 në Helsinki, Finlandë. Austria në një konferencë për shtyp në Televizionin Austrian në Vjenë vendosi që të mos kthehej në Eurovizionin 2010 në Oslo.
Luksemburgu është tërhequr nga Eurovizioni që nga viti 1994 dhe nuk është kthyer më. Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve i ka dërguar kërkesë Luksemburgut për kthim në Eurovizionin 2010 në Oslo por Luksemburgu nuk e pranoi kërkesën.
Pjesëmarrësit e fundit të Luksemburgut ishin Modern Times që në Eurovizion 1993 morën vendin e 20-të me 11 pikë gjithsej. Luksemburgu ka refuzuar çdo kërkesë për kthim që nga viti 1994 dhe ka mundësi që edhe në vitet e ardhshme të mos kthehet.
Andorra që dështoi për të gjitha kohërat në Eurovizion me një herë vendin e fundit ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka sqaruar nëse mund të largohet. Arsyeja pse Andorra mund të largohet është sepse 11% e buxhetit harxhohet në Eurovizion. Vitin e kaluar në Eurovizionin 2009 Andorra nuk u kualifikua dot dhe mori vetëm 8 pikë dhe mbeti në vendin e 15-të nga 18.
Vitin 2008 Andorra nuk u kualifikua dot me këngëtaren e mirënjohur katalane Gisela dhe mbeti në vendin e 16-të me 22 pikë gjithsej.
Ndërsa dështimi i Andorrës ishte në vitin 2006 në Athinë të Greqisë ku Andorra nuk u kualifikua dot. Rezultatet më të mira të Andorrës janë në vitin 2007 ku Andorra mori gjithsej 80 pikë me vendin e 12-të në gjysmë-Finale dhe vetëm për 10 pikë nuk u kualifikua dot. Shteti që Andorra ka dhënë pikë më shumë dhe që ka marrë pikë më Shumë në gjysmë-Finale është Spanja me gjithsej 48 Pikë.
Kosova u interesua në Eurovizion që nga viti 2008, por shkaqet politike me Serbinë nuk e lejuan dot. Në vitin 2009 Kosova u interesua për pjesëmarrje por nuk ishte pjesëtare e EBU Bashkimit të Televizioneve. Drejtori i Eurovizionit me vite me radhë Svante Stokselius nga viti 2006 i ka dhënë leje Kosovës të transmetojë Eurovizionin Live me gjysmë-finale dhe finalen e madhe. Shumica e shteteve në Evropë dhe Shumica e shteteve në Eurovizion kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur kështu-që kjo mund ti jep mundësi Kosovës të debitojë për herë të parë në Oslo ose në Eurovizionin 2011.
Lihtenshtajni një shtet i vogël në mes Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë nuk është pjesë e EBU ende. Eurovizioni bëri kërkesë në Lihtenshtajn për pjesëmarrje dhe debutim në Eurovizionin 2010 por pas një javë Lihtenshtajni dhe Televizioni i tyre dha një konferencë që nuk do marrë pjesë por mundësisht në Eurovizionin 2011.
Shtetet tjera si San Marino që debitoi në Eurovizion në vitin 2008 por pastaj u tërheq në vitin 2009 mund të kthehet në Eurovizionin 2010. Kështu ka deklaruar Televizioni i San Marinos. Këtë vit shteti i parë për përzgjedhjen e këngës është Azerbajxhani në nëntor 2009.