Festa e Kurban Bajramit ne xhamine e re te shqiptareve ne Oslo

Festa e Kurban Bajramit ne xhamine e re te shqiptareve ne Oslo

Festa e Kurban Bajramit ne xhamin e re të shqiptarëve në Oslo
Me rastin e festës të kurban Bajramit, në xhaminë e re të shqiptarëve u organizua falja e Kurban Bajramit. Për një periudhë relativisht të gjatë, me ndihmën e All-llahut xh.sh. arritëm në përfundimin e kësaj xhamije dhe njëkohësisht Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji. Në këtë manifestim madhështor, ishte pjesmarrës edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Oslo, z. Enver Abdullahi, i cili u drejtua para te pranishmëve në emër të Ambasadës uroi besimtarët për këtë festë madhështore të Kurbanit dhe njëkohësisht uroi per hapjen e kësaj xhamije dhe sukseset e arritura nga Këshilli organizativ në kuadër të QIKSHN-së.
Prof. d-r. Musli Verbani imam i xhamisë ishte udhëheqes i namazit të Kurban Bajramit dhe në hutbe dha mesazhin e bamiresisë dhe solidaritetit, gjithashtu uroi besimtarët për hapjen e xhamisë së re.
Kryetari i QIKSHN-së, Fati Abdiji në formë kronologjike paraqiti rrjedhën e punimeve dhe aktiiteteve te  ndryshme ne kuader te QIKSHN-së, qysh nga vitet e 90-ta. Programin e begatoi me leximin e një pjese nga Kur`ani  Fisnik, profesori 25 vjeçar nga Kumanova, Emrah Bilalli – albanolog.
Drejtori Femi Baftii i perurori antarët e QIKSHN-së, për pjesmarrjen në këtë manifestim madhështor dhe për punën organizative të bërë.
Programi u xhirua dhe u morrën shum fotografi nga të pranishmit në xhami nga stafi i Shoqatës dhe Radio Rilindja.
Kryetari i xhamisë, Fati Abdiji e bëri duan (lutjen) e Kurban Bajramit, gjithashtu QIKSHN-ja për fëmijët ka  ndarë ga një dhuratë modeste për ta, dhe për këtë në mënyrë të vecantë falimenderojmë haxhiun, Sadullah Sefa nga Shkupi.
QIKSHN-ja në mënyrë të vecantë gjithashtu faliminderon te gjithë ata të cilët dhanë kontributin e tyre me të holla në fondin financiar për xhaminë «NDIHMO EDHE TI»..
Gëzone cdo respekt nga Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji!