Emin Azemi: A ka senzorë kundër paaftësive politike?

Emin Azemi: A ka senzorë kundër paaftësive politike?

Senzorët që do tëpërdoren, si masa parandaluese për moslejimin e glasave të pikojnë mbi kokat e heronjve maqedonas, përbëjnë sihariqin mëshpresëdhënës se Maqedonia, megjithatë po ecë në hap me trendet botërore tëteknologjisë. Përmendoret e Goce Dellçevit dhe të Dame Gruevit, të vendosura nësheshin e Shkupit, do të kursehen nga glasat,pikërisht falë kësaj teknologjie, sepse, siç thonë ekspertët komunal, senzorëtdo të jenë ata që do t’a pamundësojnë aterimin dhe fluturimin e shpendëve, mbikokat e heronjve. Kalkulimet financiare, që i kanë bërë udhëheqësit e qytetittë Shkupit, kanë nxjerrë përfundimin se më lirë u kushton të instalojnëaparatura të tilla antiglasa, se sa të angazhohen pastrues me rrogë.Llogaria e bërënë këtë mënyrë, nuk ka asgjë të keqe, kur është në pyetje kursimi i paravepublike. Madje, novatorizmi i shprehur në këtë mënyrë tregon për një sens tëzhvilluar të kryekomunarëve shkupjanë, kundrejt çështjeve që lidhen mehistorinë, traditën dhe lavdinë e popullit maqedonas. Me fjalë të tjera, ekaluara vazhdon të jetë preokupim kryesor i pushtetit aktual dhe çfarë fati dotë ishte sikur edhe protagonistët e vuajtur, që protestojnë për çdo ditë parazyrës së Kryeministrit, të kenë ndonjë senzor-mekanizëm, që do t’ua heq nga koka gajlen e madhe të mbijetesëssociale. Për fat, ata në kokë nuk kanë glasa, por gajle. Një ditë, mbase atashpresojnë që me gajlet e tyre do ta plehërojnë lulishten para zyrës sëkryeministrit, por askush nuk garanton, se si do të luftohet aroma ekundërmimit antiqeveritar.Kur jemi tegarancitë, tani për tani, jemi të pagarantuar edhe sa i përket 17 qershorit,dita kur Këshilli i Europës, nën kryesimin e Spanjës do të vendos, nëseMaqedonia do të ketë, apo jo datë për fillimin e negociatave me UnioninEuropian. Por, skeptikët do të marrin një përgjigje rrufe nga organizatorët emitingut të madh që pritet të mbahet, po në sheshin e Shkupit, me rastin e 20vjetorit të themelimit të VMRO-DPMNE. Partia në pushtet ka menduar prej përparata neutralizojë fiaskon në Bruksel. Në njërën anë, duke e kompensuar në Shkup paaftësinë e demonstrimittë një politikeje të mençur, në arenën diplomatike ndërkombëtare me një teatërturbo-folkloriko-politiko-provincial dhe në anën tjetër, duke e pastruar tëkaluarën historike nga çdo njollë mohimi, që u vie nga jashtë a brenda, madjeqoftë ajo edhe një glasë, e cila tash e tutje do të ketë trajtim vdekjeprurësnga senzorët e instaluar diku tek jelat e kuajve të Dames a Goces. Ani çka se,siç po thonë vetë historianët maqedonas, Goce dhe Dame, kurrë në jetë të tyreas me renta-car nuk kanë kalëruar kuaj.Sa i përketkuajve, nuk ka nevojë ta themi atë që dihet se shqiptarët, këtu ka kohë që po e“luajnë” Luftën e Trojës për Helenën e munguar, e cila po nusëron me vite evite në kabinetet kryeministrore, ndërkohë që zemërimi i akilave tanë nuk shkonpërtej pragut të guximit politik, që ua cakton padroni.