Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Prof. Dr Ferid Agani, është i ftuar që të marr pjesë në Konferencën e organizuar nga NATO «Plagët e Luftës»; punëtorinë e avansuar hulumtuese – shkencore, që është duke u mbajtur prej 19 – 22 Tetor, 2009 në Südkämten, Austri. Qëllim i Konferencës është hulumtimi i shkaqeve të paraqitjes së shtuar të çrregullimit të stresit post-traumatik në mesin e ushtarëve që kanë shërbyer në misione ushtarake dhe paqëruajtëse. Dr. Agani do të prezentojë punimin me titull: «Korelacioni i mendimeve për vetëvrasje me Çrregullimin e Stresit Post-traumatik, ankthin dhe depresionin, në popullatën e Kosovës 15 vjet dhe më të vjetër, gjashtë vite pas luftës. /drejtesia.org/