Zyrtarë nga Dogana e Kosovës njoftuan se oficerët e këtij institucioni, pas ndaljes së një veture me targa KS, të llojit Mercedes, kanë gjetur një sasi të narkotikëve.“Në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kontrollit rutinor që i është bërë veturës në fjalë, oficerët doganorë kanë hasur që në ulësen e prapme te automjetit te zbulojnë gjashtë qese të zeza me substanca narkotike”, ka thënë zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci.Ai saktësoi se pas verifikimit të kësaj substance, është vërtetuar se është e llojit heroinë dhe se e tërë sasia e zbuluar është afro 5 kilogramë.Bëhet e ditur se lidhur me këtë rast është njoftuar Policia Kufitare, e cila e ka arrestuar edhe personin e dyshuar për kontrabandim të narkotikëve. “Rasti i zbuluar bashkë me dokumentacionet e gjetura si dhe malli, i janë dorëzuar policisë për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Stavileci.