Dita e premte, ditë historike  për shqiptarët e Norvegjisë

Dita e premte, ditë historike për shqiptarët e Norvegjisë

Në praninë e delegacioneve të ndryshme fetare dhe shtetërore të ardhur nga vendlindja dhe diaspora shqiptare e zvicrës. Kryesia e QIKSHN-së së bashku me antarët e kryesisë së fondit “Ndihmo edhe ti” dhe imamin e qendrës Bekim efendi Sulejmani, realizuan mjaft me sukses vënien e gurthemelit të kësaj qendreje  të madhe që do të ndertohet prej një afati kohor prej 12 muajsh në një sipërfaqe prej 1800 m2.

Në këtë manifestim të gurthemelit ishin prezent përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës Mr. Ekrem efendi Simnica-, Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Afrim efendi Tahiri, ish imami i QIKSHN-së dr. Musli Verbani- kryetarë i këshillit në Kaçanik, kryeimami i myftinësë të Tetovës, Ejup Selmani. Në mesin tonë kishte ardhur edhe imami i xhamisë së Cyrihut të Zvicrës, afez Nebi efendi Rexhepi. Ftesës i ju kishin përgjgjur edhe ambasadori i Arabisë Saudite z. Halid Sherif i shoqëruar nga delegacioni pranë ambsadës së tyre.I pranishëm ishte ambasadori i Maqedonisë Goran Cekov, përfaqësues nga policia e Oslos z. Erik Andersen, përfaqësues i bankes që financoi projektin e ndërtimit, inxhinieri, arkitekti i objektit, Bashkësia Islame e Norvegjisë, Kryesia e xhamisë së Drammen-it,  xhamisë së boshnjakëve në Oslo, perfaqesues të xhamisë më të madhe në Oslo, Rabita, dhe shum xhematlinjë, afaristë dhe aktivistë të denjë të kombit. Këtë manifestim e bëri edhe më madhështorë dhe më të begatshëm prania e nënave e motrave tona sëbashku me fëmijët tanë, për të cilët edhe po ndertohet kjo qender. Fëmijët janë ardhmëria jonë, prandaj kjo ishte edhe motoja e gjithë folësve rasti në kët tubim gurëthemeli dje me datë 20. maj 2011 ora 15:30 në sverresgata 8 në qendër të Oslo-s.