NJOFTIM
Shoqatave Kulturore Shqiptare, Organizatave politike, studentore, sportive dhe fetare në Norvegji.
Të nderuar bashkatdhetar
Zonja dhe zotrinjë
Ministria e Diaspores në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosoves, organizojn Debat Publik në Oslo të Norvegjisë më 15 prill 2013.
Debati do të mbahet në lokalet e shoqatës Besa adr. Enjøveien 7 duke filluar nga ora 18.00.
Edhe përkundër se është ditë pune dhe largësisë nga kryeqendra ( Oslo ) presim pjesmarrje dhe përfaqësim nga ana juaj.
Pjesmarrja juaj do të kontribojë në Konceptin për Draftë Strategjinë për Diasporen dhe Mërgaten i cili në të ardhëmen e afërt pritet te behet Ligjë i aprovuar nga Parlamenti i Kosovës.
Në Permbajtjen e Draftë-Straegjisë mes tjerash flitet;
* perfaqësimi politik i Diaspores
* krijimi i regjistrit të diaspores dhe mërgates
* pjesmarrja në vendimmarrje në politikbërje
* barazia gjinore dhe perfshirja e shtresave të ndryshme ( ndër sektoriale )
* Arsimi plotësues, ruajtja e gjuhes nëprmjet programeve edukative dhe kulturore
* Lehtësimi i kthimit të pensionistëve dhe të tjerë
etj.
Ps: Të interesuarit për Draftë – Strategjinë mund ta gjeni në Web faqen e Qeverisë së Republikës së Kosovës/Ministria e Diaspores, ose mund të kontaktoni në e -mail :[email protected]