Në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel rreth ores 13 ka shpërthyer zjarr i madh që ka kushtëzuar evakuimin e disa mijëra të punësuarve në këtë institucion. Në ndërtesë aktualisht gjenden vetëm zjarrëfikësit dhe ekipet shpëtimtare. Tash për tash nuk dihet nëse ka të plagosur ose viktima.