Historia e Bill Geits është një histori suksesi, që nga fillimet e saj. Gjithçka ka nisur me krijimin e programit të parë të kompjuterit prej tij, një sistem oraresh për shkollën ku studionte, në moshën 17-vjeçare, gjë që i solli atij 4200 dollarë fitim. Më pas, pavarësisht nga fakti se kompania që do të themelonte më shumë dëshirë rritej me hapa të shpejtë, ai nuk u largua asnjëherë nga puna me kompjuterat dhe vazhdoi të përmirësonte dhe modifikonte programet kompjuterike, pasionin e hershëm të tij.Geits lindi më 28 tetor, 1955, në Siatëll. Babai i tij ishte avokat dhe nëna mësuese. Ai nisi të mësonte për kompjuterat në moshën 13-vjeçare në shkollën e qytetit «Lakeside». Pikërisht këtu u takua me Paul Allen, njeriun me të cilin do të ndante pasionin për kompjuterat dhe do të krijonte më pas edhe kompaninë gjigande. Gjatë kohës së studimit në Harvard, të dy shokët nisën të përgatisnin programin e parë të gjuhëve për një kompjuter personal. Kompania e kompjuterave, «MITS», e pëlqeu punën e tyre dhe menjëherë pas këtij suksesi të parë ata vendosën të themelojnë «Microsoft»-in në vitin 1975.Një vit më pas, Geits u largua nga Harvardi, sapo e kuptoi se mundësitë për kompaninë e themeluar prej tij dhe Paul Allen ishin të shkëlqyera. Por, kthesa më e madhe erdhi në vitin 1980 kur me një marrëveshje, ai mori përsipër të krijonte programin MS-DOS për kompjuterin e ri personal të IBM-së. Me anë të një kontrate të majme, Microsoft u lejua t’ia jepte sistemin operativ prodhuesve të tjerë, duke i hapur rrugë një industrie të re kreative me kompjuterat personale të «IBM», që tashmë do të operonte me sistemin «Microsoft». Kjo i solli shumë të ardhura dhe kompania në vitin 1986 arriti të arkëtonte 61 milionë dolarë. Tashmë multimionner, Allen u tërhoq nga fronti i biznesit me programet kompjuterike. Por, Geits vazhdoi të luante një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave të kompanisë. Megjithatë, jo gjithnjë gjykimi i tij ka qenë i përsosur. Ndërsa shitjet dhe fitimet nisën të rriteshin me shpejtësi në vitet ’90, u vu re se ai i kishte nënvleftësuar në një farë mënyre mundësitë dhe shtimin e programeve të internetit. Jashtë «Microsoft»-it ai ka interesa në kompani bioteknologjike si «Icos Corporation» apo «Darëin Molecular».Geits themeloi edhe «Corbis Corporation», që ruan dhe zhvillon një arkivë dixhitale të veprave artistike dhe fotografive nga koleksionet publike dhe private në të gjithë botën. Librat e tij «Rruga drejt biznesit dhe shpejtësia e mendimit» kanë qenë për një kohë të gjatë në listat e më të shiturve. Ai u takua me gruan e tij të ardhshëm, Melindën, në vitin 1987 në një konferencë shtypi të «Microsoft»-it në Manhattan. Ajo punonte për kompaninë dhe më pas u bë një ndër drejtueset e saj. Të dy u martuan ditën e vitit të ri më 1994-ën. Çifti më i pasur në botë ka tre fëmijë, Jennifer Katharine, Rory John dhe Phoebe Adele, të tre të angazhuar në kompaninë e të atit. Çifti Geits është një ndër ata çifte që akordojnë më shumë fonde për qëllime bamirësie si dhe për zhvillimin e arsimit dhe shëndetësisë në të gjithë botën.
Gazeta Shqiptare