Në një intervistë me BBC-në, Jessen Petersen tha se Biden ka lënë të kuptohet se pret nga Serbia që të ndalojë minimin e pavarësisë së Kosovës. Ish-shefi i UNMIK-ut, tha se qëndrimi i administratës së re amerikane bazohet në pranimin se vende të ndryshme kanë interesa legjitime. Sipas tij, administrata e Obamës e pranon se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por në anën tjetër Serbia duhet ta pranojë interesin legjitim të SHBA-ve, se ato qëndrojnë fuqishëm prapa pavarësisë së Kosovës. Jessen-Petersen tha se udhëheqja e Kosovës ka punuar shumë për t’ju ofruar serbëve të Kosovës, por ajo nuk ka qenë e ndihmuar nga Beogradi zyrtar, i cili për momentin, ka thënë Jessen-Petersen, nuk duket të jetë i interesuar që serbët e Kosovës të jenë vërtetë pjesë e Kosovës. (Telegrafi)