Behgjet Pacolli , President i Republikës së Kosovës .

Behgjet Pacolli , President i Republikës së Kosovës .

Pas një mbledhje maratonike prej rreth 3 orëve, Këshilli Drejtues i partisë fituese të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë vendim që AKR-së, përkatësisht liderit të kësaj partie, Behgjet Pacollit, t’i takojë posti i Presidentit të vendit.
Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues.
“Këshilli Drejtues ka vendosur që posti i presidentit t’i takojë liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli”, ka thënë në fund të mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, nënkryetari i kësaj partie, Hajredin Kuqi.