Arben Bala aktor me perspektivë në Norvegji

Arben Bala aktor me perspektivë në Norvegji

Arbeni këtë mundësi e shfytëzoi maksimalisht.Me talentin dhe punën arriti të bëhet i njohur  .Tani më nuk janë vetem rrolet kriminele qe i ipen në film,Arbeni luajti në këta filma të njohur norvegjez Film/TV: Reprise, Blodsbånd, Ulvenatten, Dagbok fra baksetet, Mano dhe Lillebror (NRK) si dhe Dino.
Ne ju siguruam dy pjesë nga rrolet e Arbenit në këta filma aksion,më shumë se kaq është vështir të gjindet në internet sepse janë filma shumë të censuruar dhe për publikim e tyre kan të drejtë vetëm shtëpit filmike që i kan gjiruar.Filmat shikohën vetëm në origjinal DVD.
 
Kjo punë dhe sukses Arbenit ja qeli dyert edhe te nje institucioni të madh norvegjez,arriti të bëhet aktor i dramës teatrale ne Teatrin Kombëtar Norvegjez në Oslo.”Të aktrosh ne këtë teatër është ëndërr e cdo aktori në Norvegji,jam shumë i lumtur me suksesin tim,është knaqesi të aktrosh me artistët më të famshëm norvegjez e niej vehten shumë të previligjuar dhe me fat” tha Arbeni.
 
Mometalisht Arbeni është duke punuar në një dramë në Teatrin Kombetar në Oslo, që do të ken premierën më 22 mars.2011.Drama thirret “FORELDRARMØTE”(MBLEDHA E PRINDËRVE) kliko këtu dhe shih më shumë rreth saj.
Regissør: Toril Goksøyr og Camilla Martens Scenografi og kostymer: Olav Myrtvedt
Aktorët: Ågot Sendstad ,Arben Bala,Heidi Goldmann,Ole Johan Skjelbred,Stine Mari Fyrileiv,Kai Remlov,Emil Johnsen,Birgitte Larsen,Henrik MestadBang Chau Thi Nguyen,Helen Anker,Ayla Heimly,Elias Goldmann Brandtzæg,Jon Vågnes Eriksen
Se sa ka vlerë ky teatër tregon edhe fakti se janë shitur  te gjitha biletat hyrëse për 15 shfaqjet e kësaj drame kliko dhe shih këtu faqen oficiele te teatrit
 
 

Për planet e ardhëshme Arbeni thot:”Jam duke punuar me regjisor dhe skenaristë këtu në Norvegji në mënyrë që biografin time ta shfaqi në film,në qoftëse ja arrisë ta realizojë pasyqimin e jetës sime deri këtu,unë mendojë do të jetë nder filmat më shikuar,sepse jetën nëpër të cilën kam kaluar deri këtu nuk ka qenë asapk e lehtë”Kjo është sa i përket Norvegjisë tha Arbeni, ndërsa si ëndërr kam gjithmon që të luaj në një film në vendlindje dhe shpresojë që kjo do të me realizohët.Në fund Arbeni tha”përshëndes të gjithë shqiptarët ku do që janë dhe i porositi të punojnë për të mirën e vendlindjes,ndersa portalin tuaj e falenderojë shumë për kohën që ma keni kushtuar dhe për punën që bëni.Unë jam vizitor i rregullt dhe këtu mësojë shumë për jetën e shqiptarëve,ju lumt”/kosovalbaner.com/