Ambasadori i RM-së, realizoi takimin me bashkatdhetarët shqiptarë nga Maqedonia.
27.09.2011
Takimi me ambasadorin e parë të Republikës së Maqedonisë në Norvegji, z. Enver Abdullahu, u realizua në lokalet e pronarit z. Jonuz Eminit.
Ambasadori i shoqëruar nga aktivistë të mëhershëm të kauzës shqiptarë në diasporen e Norvegjisë dhe në praninë e një numri simbolikë pjesmarrës në këtë takim, informoi te pranishmit për hapjen e ambasades dhe rolin e saj në të ardhmen.
Ai u përqëndrua rreth asaj më aktuale që është tani atje në vendlindje, regjistrimi i popullësisë që do të ndodhë nga data 1 e deri më 15 tetor të këtij viti.
Ambasadori i posardhur paraqiti në hollësi mbarëvajtjen e regjistrimit, duke sjellë edhe dokumentacionin perkatës informativ për rrjedhojen e këtij proçesi të regjistrimit të popullatës dhe amvisërisë ne R. e Maqedonisë.
Të njëjtat informata rreth këtij proçesi mundë t`i igjeni edhe në uebfaqen e entit per statistikë në R.M. duke klikuar në linkun: http://www.stat.gov.mk/
Propozim nga ana e ambasadorit dhe shum bashkatdhetarëve ishte që, takimet që do të ndodhin në të ardhmen të jetë e pranishme edhe gjinia femërore si pjesë përbërëse e një shoqërie bashkohore, demokratike.
Amabasada gjindet në rrugën: Erling Skjalgssons gate 19 B; 0267 Oslo,
Telefoni dhe orari i punës do të jetë nga ora 09:00 e deri më 17:00 çdo ditë ( e hënë- e premte)
Tel.: ++ 47 2255 1544 ; Fax: ++ 47 2255 0622
Posta elektronike: [email protected]