Amatorët shqiptar në Karnevalin suedez

Amatorët shqiptar në Karnevalin suedez

Amatorët shqiptar në Karnevalin suedez

 
 

Në Goteborg, që është qyteti i dytë për nga madhësia në Suedi, zakonisht në fund të muajit Maj, mbahet Karnevali tradicional i njohur si Karnevali i Hamarkullensit. Edhepse në këtë qytet, tash e shumë vite jetojnë bashkëkombasit tanë, ata për herë të parë morën pjesë në Karnevalin e sivjem. Me një program të pasur vallesh foklorike shiptare u prezentuan amatorët e Grupit “Bilbilat e Diasporës” nga ky qytet.
Udhëheqësi i këtij grupi, Izet Sogojeva, thekson se “Bilbilat e Kosovës” u prezentuan me vallet e përgaditura bukur, të cilat u interpetuan në mënyrë artistike. Lëvizjet ritmike të vallëtarëve, të shoqëruar me muzikën e mirëfillt shqiptare dhe me kostume tona tradicionale, u mirëpritën dhe u duartrokitën gjatë. Gjatë Karnevalit valuan edhe falmujt shqiptar, flamuri ynë kombëtar me shqiponjën dykrenëshe si dhe flamuri i Republikës së Kosovës.
Grupi folklorik “Bilbilat e Kosovës”, u formua sivjet nga një grup të rinjësh entuziast shqiptar, ndonëse në mesin e vallëtarëve ka edhe suedezë dhe pjestarë të grupeve të tjera etnike, të cilët shumë bukur kanë përvetësuar vallet autoktone shqiptare. Ky grup amatorësh, ditë më parë me sukses kanë marrë pjesë edhe në Festivalin e Pestë të Foklorit Shqiptar në Suedi që u mbajt në qytetin e Kristianstadit./R.RESHITAJ/