Pjesë e tribunës ishte edhe pjesëmarrja e sektorit të motrës muslimane të organizuar në sallë të posacme të rregulluar per gratë duke pasë kycje në paraqitje vizive permes projektorit.
Interesimi ishte mjaft i madh dhe kishte seriozitet në përcjelljen me vëmendje të dy ligjëruesve që dhanë shpjegime dhe këshilla fetare në ruajtjen, mbrojtjen dhe ndërtimin e shtëpive të All-llahut dhe vunë dritë në shumë cështje të cilët e preukupojnë njeriun e kohës së sotëshme bashkohore e ne vecanti problemet qe i preukupojnë gurbetcarët tanë. Mes tjerash ata theksuan edhe rendesinë që besimtari në mërgim duhet te jetë shembëlltyrë si besimtarë i devotshëm dhe i ndershëm i shkolluar dhe i arsimuar.
Pjesa e dytë e programit përfshiu në vehte parashtrimin e pyetjeve dhe pergjigjeve nga të pranishmit të cilët paraqitën problemet e paqartesit rreth ceshtjeve qe kanë të bëjnë me karakterin njerezor, kombëtar dhe fetar.
QIKSHN-ja falënderon të gjithë ata që kontribuan në realizimin e tribunës edhe kësaj radhe sikurse herave tjera, duke shtruar edhe darkë për gjithë të pranishmit.
Allahu i shpërbleftë, ligjëruesit mysafirë nga vendlindja poashtu edhe këshillin prindorë, sektorin e motres muslimane, sektorin e rinise islame dhe gjithë xhematëlinjtë aktivë e pjesmarrës në tribunën e radhës.
Bekim Sulejmani, Oslo