AKR të vendosur për koalicion me PDK’në

AKR të vendosur për koalicion me PDK’në

Kryesia e AKR’së, Dega në Mitrovicë, njoftoi se bashkëpunimi me qendër është shembullor dhe do të vazhdojë të jetë i tillë, pavarësisht qëndrimeve individuale, ndërsa deklaratat e ish-kandidatit të këtij subjekti për Kryetar të Mitrovicës, Nexhmedin Spahiu, i cili është kundër marrëveshjes me PDK’në, Kryesia i quan individuale.“Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve dhe certifikimit të tyre, çdo deklaratë e Nexhmedin Spahiut është vetëm individuale dhe nuk ka asnjë lidhje me AKR’në e Mitrovicës”, thuhet në reagimin e Kryesisë së AKR’së në Mitrovicë.“Dega e Mitrovicës është dega më e fortë e AKR’së në Kosovë dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë. Në këtë moment kur po e bëjmë këtë reagim, njerëzit janë duke i funksionalizuar dhe formuar edhe nëndegët ku nuk i kemi pasur deri më tani. Ne jemi shumë të bindur se çdo shtëpi, çdo lagje e qytetit tonë me kohë do të përqafojë vizionin tonë për Mitrovicën, vizionin e presidentit Behgjet Pacolli, sepse ne jemi shumë të qartë dhe konkretë në planet tona”, thuhet më tej në reagim.