«Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se z. Behgjet Pacolli, Presidenti i AKR është njoftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Guinese se Re (Papua New Guinea), z. Samuel Abal se si rezultat i angazhimit lobues të z. Pacolli, ky shtet i Oqeanisë, formalisht e njeh Republiken e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur», thuhet në komunikatën e AKR. Kjo parti thotë se letra zyrtare e njohjes së shtetit tonë do t’i dorezohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në muajin Janar. AKR paralajmëron se pos Guines së Re, së shpejti priten njohje edhe nga disa shtete tjera të Azisë se Largët dhe Oqeanisë, si rezultat i vizitës se z.Pacolli këtyre shteteve./infosot/kosovothanksyou/