Sipas tij, njohjet që po vijnë nga shtet e botës është dëshmia më e mirë për këtë. Ahtisaari tha se Kosova është në rrugë të mirë dhe kushtetuta përmban aspiratat e qytetarëve. Ai ju ka bërë thirrje minoritit serb që t’ju kthehen institucioneve të Kosovës, ndërsa atyre në Beograd që të heqin dorë nga retorika dhe bllokimi i proceseve.Pasi u dekoruar me medaljen e artë të pavarësisë së Kosovës, nga presidenti Fatmir Sejdiu, Ahtisaari tha se kjo medalje do të ketë një vend të posaçëm në zyrën e tij. “Së pari dëshiroj të shpreh falënderimin për këtë medalje. Ju siguroj që kjo medalje e pavarësisë do ta vendosi në një vend të dukshëm në zyrën time të re në Helsinki, e cila përurohet sot”, tha ai.Ndërkaq, presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu në shënimin e njëvjetorin kushtetues së Kosovës, tha se Ahtisaari ka luajtur një rol udhëheqës në pavarësinë e Kosovës.“Njëvjetorin po e shënojmë me një varg të arriturash. Kosova është pranuar nga 60 vende të globit. Është anëtarësuar në mekanizëm të rëndësishme. Viti i dytë i pavarësisë na gjen me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, shtoi Sejdiu.Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kushtetuta është themeli i çdo shteti. “Kushtetuta e jonë është një bazë e mirë mbi të cilën është ndërtuar shteti. Kushtetuta shkruhet njëherë që të jetë një dokument që nuk e shkel koha. E dëgjuam dhe respektuam vullnetin e popullit të Kosovës”, tha Thaçi.Ndërsa, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi pasi ka uruar atij mirëseardhje dhe për çmimin Nobel, Krasniqi tha se Kushtetuta e Kosovës është dokument që hapi konsolidimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve.“Deklarata dhe Kushtetuta e miratuar janë vlerat bazike të shtetit të Kosovës”, shtoi ai.Ahtisaari në shtetin që e ka planifikuarIsh-Emisari i OKB’së, Martti Ahtisaari, arrin sot në Prishtinë, në ditën kur bëhet një vit nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Ligji themelor i shtetit më të ri në botë rrjedh nga plani i Ahtisaarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të cilin e kishte dorëzuar në OKB, në mars të vitit 2007. Që nga ajo kohë, ish-presidenti finlandez nuk ka qenë më në Kosovë.Propozimi i tij që Kosova të bëhet shtet i pavarur, fillimisht i mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, hapi rrugën për shpalljen e pavarësisë.Plani i hartuar gjatë dy vjet bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk është pranuar nga Serbia, por megjithatë, 60 shtete nga mbarë bota kanë njohur pavarësinë e Kosovën. Ahtisaari dhe zëvendësi i tij, diplomati austriak, Albert Rohan arrijnë sot në mesditë në Aeroportin e Prishtinës. Ata do t’i presë Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni si dhe Shefi i ICO’s, Pieter Feith. Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës, po ashtu e themeluar sipas propozimit të Ahtisaarit, do të rreshtohet për të nderuar dy ish-ndërmjetësit.Laureati i Nobelit për Paqe do t’u drejtohet ligjvënësve kosovarë në një seancë solemne të Parlamentit të Kosovës. Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, i cili ka qenë përfaqësues i Bashkimit Europian në procesin 120 ditësh të bisedimeve rreth statusit të Kosovës, të udhëhequra nga Treshja. Megjithëse ishte ftuar për njëvjetorin e Kushtetutës, emisari amerikan Frank Wisner nuk do të vijë në Kosovë. Burime të Express kanë thënë se Wisner ka anuluar vizitën për shkaqe shëndetësore. Presidenti Fatmir Sejdiu do të dekorojë Ahtisaarin me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”, që u jepet edhe qytetarëve të huaj, që kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës.Më vonë gjatë ditës, Ahtisaari, Rohan dhe Ischinger do të marrin pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Mbikëqyrës (ISG) që mbahet në selinë e ICO’së në Prishtinë.ISG që drejtohet nga Pieter Feith merret me mbikëqyrjen e zbatimit të planit të Ahtisaarit. Për nder të diplomatëve të udhëhoqën procesin për përcaktimin e statusit politik të Kosovës, do të organizohet edhe një koncert nga Orkestra Filharmonike e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi ka organizuar një pritje për Ahtisaarin dhe diplomatët tjerë, ndërkaq Presidenti Sejdiu një darkë. Para se të largohet nga vizita në Kosovë, të martën pasdite, Ahtisaari dhe Rohan do të marrin pjesë në një konferencë të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme. Zëvendësministrja e Punve të Jashtme, Vlora Çitaku thotë se këta diplomatë janë ftuar në festën e njëvjetorit të Kushtetutës për shkak të kontributit të tyre në procesin diplomatik të zgjidhjes së statusit. “Presidenti Ahtisari, z. Rohan, z. Ischinger, z. Wisner kanë kontribuar drejtpërdrejt në procesin negociator që ka rezultuar me Kosovën e pavarur. Kushtetuta e Kosovës, hyrjen në fuqi të së cilës e festojmë, është e hartuar në frymën e dokumentit gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari”, ka thënë ajo, të dielën për Express. Gjërat po lëvizin mirë Presidenti Martti Ahtisaari është shprehur i kënaqur me zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Në veçanti është i kënaqur me hyrjen e Kosovës në FMN dhe Bankë Botërore. Ahtisaari vlerëson se tani mund të çohet përpara zhvillimi ekonomi, ndërkaq papunësia të ulet. Ish-Emisari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, është i kënaqur me zhvillimet që kanë ndodhur në shtetin e ri që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt, 2008, duke veçuar anëtarësimin e vendit në institucione të mëdha financiare.“Mendoj se gjërat po lëvizin mirë. Kam qenë shumë i kënaqur të shoh se Kosova po ecën drejt anëtarësimit në institucionet financiare ndërkombëtare, duke filluar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Kjo është e rëndësishme. Sepse kur të hyhet në këto institucione financiare mund të çohet përpara zhvillimi ndërkaq papunësia të ulet”, ka thënë presidenti Ahtisaari, në një intervistë për radion prishtinase “Vala Rinore”, të dielën.Ai shpreson që anëtarësimi në FMN Dhe BB do të do çojë drejt investimeve në Kosovë, veçanërisht në sektorin e energjetikës. Njeriu që ka hartuar planin për pavarësimin e Kosovës dhe rregullimin e tij të brendshëm, ka bërë thirrje që përpjekjet për pajtim ndëretnik të mos ndalen. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që në programet tuaja t’u përmbaheni parimeve të planit paqësor sepse përkundër problemeve të cilat ende i kemi, mendoj se është një gjë e rëndësishme inkurajimi i bashkëpunimit në mes të të gjithëve. Sa më shumë që bëhet në pajtimin e shoqërisë për të jetuar në paqe, aq më mirë”.Fituesi i çmimit Nobel për Paqe tani është i përfshirë në luftimin e një prej sfidave të mëdha në tërë botën – shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve.Ky është një nga problemet më të mëdha edhe në Kosovë. Ahtisaari shpreson se tani në Kosovë mund të ketë përqendrim për të ofruar mundësi punësimi për rininë.“Ky është problem global, nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën. Në dekadën e ardhshme, sipas Organizatës Ndërkombëtare e Punës, ka 1.2 miliard të rinj nën moshën 30 vjeçare do të kërkojnë punë. Me metoda tradicionale mund të ofrohet deri në 300 milionë vende pune”, ka thënë ai. “Ne duhet të ndërmarrim masa speciale për trajnime të duhura për të lehtësuar punësimin e të rinjve dhe për t’i përkrahur ata sa më shumë që është e mundshme që të bëhen ndërmarrës. Ka shumë programe të mira në botë, janë përdorur në Amerikën Latine, janë duke u prezantuar në Lindje të Mesme dhe në Afrikën Veriore”, ka theksuar Ahtisaari.