Rreth nesh
Portali i shqiptarëve në Norvegji «ALBANER.NO» u krijua nga aktivistë të dalluar asaj kohe dhe me përgjegjësi të plotë juridike nga kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare RILINDJA
Aktiviteti jonë i cili po rritet me shpejtësi, është shëndrruar nga një aktivitet i vogël që shpërndante reklama për festivitete të ndryshme në një realitet të konsoliduar i cili jep kontributin e tij në kultivimin dhe lartësimin e vlerave kombëtare në ruajtjen e gjuhës, tradites, melosit dhe historisë tonë të lavdishme.
Ne kryejmë një shpërndarje të informatave shpejtë bazuar në të gjitha standartet e vëndeve të zhvilluara dhe jemi pjesë e organizimeve të ndrysh,mme me karrakter kombëtar dhe edukativo-arsimor.
Synimet tona janë bërë realitet jo vetëm nga puna jonë e madhe, por edhe nga besimi që kanë tek ne, si antarët tanë dhe gjithë komuniteti shqiptarë në Norvegji, nga të cilët ne furnizohemi me material informativ, duke ju ndihmuar afaristëve edhe në zhvillimin e marketingut të biznesit të tyre.
Që nga fillimi i aktivitetit tonë e deri tani, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë, ne jemi njohur tashmë si një nga web portalet më të mira në Norvegji .Numri i vizitorëve arrin deri ne 15.000 klikime në muaj, dhe me këtë lirisht mund të themi se jemi një staf që mundohemi që të arrisim cilësi të larta bashkohore në mirëmbajtjen e këtij portali mjaft të nevojshëm për shqiptarët në Norvegji por edhe më gjerë!
• Shoqata Kulturore Shqiptare «RILINDJA» në Oslo, u themelua në gusht të vitit 1987 me iniciativën e një grupi punëtorësh dhe intelektualësh shqiptarë këtu në Oslo r rrethinë. Kurse zyrtarisht u regjistrua në shtet (Brøyensundregisteret)më 2 Janar 2003
• Shoqata «RILINDJA» është një shoqatë demokratike jofitimprurëse(pa profit) që bazohet mbi vlerat e shkëmbimit dhe bashkëpunimit reciprok për të nxitur dhe zhvilluar ekzistencën e kulturës dhe traditës tonë kombëtare shqiptare!
• Shoqata «RILINDJA» konfirmon dhe praktikon vlerat e lirisë, barazisë dhe të solidaritetit duke i shërbyer vlerave më të mira të kulturës dhe të identitetit kombëtar si një garanci për një pasurim reciprok ndërmjet komunitetit shqiptar, komuniteteve të tjera të huaja dhe qytetarëve norvegjez.
Në kuadër të shoqatës ”Rilindja” funksionon edhe grupi dramatik ”Aleksandër Mojsiu” nga i cili grupë viteve te fundit u realizuan shum pjesë teatrale me sukses dhe paten jehonë të madhe në shtetet Skandinave posaqerisht ne ato qytete ku u shfaqen. Si grupi teatral poashtu edhe grupi folklorik ishte mjaft aktiv dhe me kontributin e tyre arritën që gjithnjë t`i jenë në dispozicion bashkatdhetarëve tanë në solemnitete të ndryshme.. Ata janë janë një grupë profesional, ku me një fjalë po e ruajnë melosin shqiptarë, kënët e pasura burimore, instrumentet autoktone shqiptare (sharkia, qiftelia, tupani, defi, fyelli po e ruajnë veshjen tonë kombëtare, për këtë flasin edhe shum dokumentare të ruajtura nga e kaluara dhe ditët e sotshme…
Shoqata Rilindja është themeluese et grupi të valltarëve të rinj ”Shotë Galica”
Janë një grupë që punojnë në kët lëmi duke treguar rezultate të dukshme me paraqitjen e tyre profesionale në manifestime të ndryshme kombëtare dhe ndërnacionale këtu në Norvegji.
Ne kemi ne dispozicion dy web faqe te mrekullueshme ku dhe kemi shumë vizitorë, dhe jemi në gjitha rrjetet sociale.
www.albaner.no dhe www.radiorilindja.no – facebook, instagram, twitter, youtube.
Shoqata është mbështetëse e mediumit Shqiptar në Norvegji Radio Rilindja, që ka program në valët e radio InterFM, dhe në cdo mplatformë tjetër mediatike , ku për cdo të premte duke fiilluar nga ora 20:00 deri ora 23:00, transmeton program të pasur në gjuhën Shqipe, me mysafirë të ftuar ne studio, dhe është mjaftë e dëgjuar nga bashkatdhetarët tanë në Norvegji gjithashtu në tëre botën përmes internetit.
Radio Rilindja ka historinë e vetë, prej kur është formuar në vitin 1987, kohë u themeluan Shoqata Rilindja me shumë degë të saja sikurse që ishte edhe Klubi i futbollit Rilindja.
Ne si portal e mbështesim plotësishtë klubin futbollistik ”Rilindja”, i cili klub funksionon që nga themelimi i shoqatës prej vitit 1987.
Portali Albaner.No është urëlidhëse e gjitha institucioneve, rrjeteve, shoqatave, e bizneseve shqiptare në Norvegji, prandaj kërkojmë që të na bashkangjiten edhe organizata tjera apo edhe individ që ky bashkëpunim dhe ky zgjerim i rrjetizit tonë të vazhdoj!