Në Lokalet e Shoqatës Besa, u kujtua aktivisti ynë i dalluar Ismailaki Ahmedi i cili para 1 muaj e 4 ditë ndërroi jetë në spitalin e Oslo,s.
I ndjeri Ismailaki-Lala ishte nje njeri qe kontriboi dhe sakrifikoi shum per kombin tonë, ishte pjesmarrës ne luftërat e fundit, aktivist i dalluar ne shum sfera të jetës..
Kështu që iniciativa e Remzi Idrizit, që të bëhet nje film dokumentar për Ismailin u realizua nga Rexhep Shehu, Metush Bajrami, Alush Baliqi, Bajram Maksuti, Halim Amedi gjegjësisht nga antaret dhe stafi i Shoqates Rilindja dhe Radio Rilindja në Oslo.
Kontribut te vecant ne realizimin e ketij dokumentari ofruan te afërmit e të ndjerit miku i tij Fadili dhe djali Bekimi.
Poashtu në këtë takim përkujtimor prof. Emrah Bilalli recitoi nje poezi shum emocionuese pergaditur enkas per vëllaun tonë Ismailaki Ahmedi. Lokali ishte i mbushur me shum bashkatdhetarë kur ne fëtyrat e cdo secilit u vërente nje dhimbje e shoqëruar me lotë për të ndjerin, puntorin tonë të madhë të cështjes kombëtare pra vëlla Ismailaki Ahmedi..
Shumë nga ta nuk kishin mundësinë të shpreheshin me fjalë nga emocionet qe i kapluan por perkujtimet e tyre i shprehen duke u shënuar në librin e kujtimeve që në fundë të mbrëmjes ju dhurua djalit të Ismailit Bekimit, që t`i ruaj e njekohesisht të mburret dhe ndjehet krenar me babain qe ai kishte..
I qoftë i lehtë dheu i shqiptarisë, dhe perendia e pastë mëshiruar dhe dërguar në parajsë.
Metush Bajrami, Oslo