Ministria e Diasporës organizoi konsluta publike edhe në Norvegji dje më datë 15.04.2013. Dëgjimi publik u mbajtë në Oslo në Shoqatën Kulturore Shqiptare «Besa» në praninë e shumë bashkatdhetarëve tanë ku shumica nga ta, aktivistë të denjë të kombit që kontribuan dhe sakrifikuan shumë për atdheun. Numri i te pranishmëve në sallë ishte diku 200 veta dhe konsulta filloi me kohë sikurse që ishte edhe paraparë ora 18:00 dhe mbaroi në kohë ora 20:00.
Të dërguarit special në kuadër të Ministrisë së Diasporës njëherit dhe ekspertë te dalluar të këtij dikasteri ishin në mesin tonë z. Naim Dedushaj – drejtor për investime në këtë ministri dhe prof. Dr. Muhamet Shatri aktivistë i njohur për diasporën shqiptare në Skandinavi.
Takimin zyrtarisht e hapi z. Daut Haxhaj duke i përshëndetur gjithë të pranishmit në sallë, dhe më pastaj fjala i u dha mysafirit njeherit edhe prezantuesit të draft strategjisë për diasporën në një afat të planifikuar për 5 vite në vazhdim.
Z. Naim Dedushaj bëri prezantimin e katër objektivave te dala nga grupet punuese për hartimin e strategjisë për Diasporën 2013-2018 organizuar nga Ministria e Diasporës dhe përkrahur nga zyret e UNDP dhe IOM në Kosovë ku dhe i fallënderon për përkrhjen dhe ndihmën e tyre.
Objektivat ishin këto:
Promovimi i të drejtave politike dhe sociale të diasporës
Ruajtja e identitetit dhe fuqizimi I lidhjeve me diasporen
Integrimi i pjesëtarëve të diasporës në shtetet ku jetojnë
Lehtësimi i përfshirjes së diaporës në zhvillimin socio-ekonomik
U diskutua shumë rreth objektivës së parë dhe nga shumica e folësve u pa qartë se diaspora shqiptare nuk kërkon dhe njëkohësisht nuk dëshiron që të ket vend për politikëbërje apo të ketë ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës nga ana e mërgatës, por ajo që ishte më sublime për të gjithë të pranishmit, që diaporës t`i krijohen kushtet për të marrë pjesë në zgjedhje duke patur mundësinë që edhe mërgata të votojë sikurse cdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës.
U propozua qe të punohet edhe në drejtim të të rregullimit të regjistrit dhe të dihet saktë numri i shqiptarëve e kjo mundë të arrihet më së miri duke bashkëpunuar me organet kompetente të shtetit norvegjez në fjalë. Në Norvegji cdo nacionalitet eshte i shifruar dhe keshtu që permes kodit nacional mundë te dihet numri i saktë i shqiprarëve në këtë shtet.
Pasi që prezantoi z.Dedushaj objektiven e dytë dhe dha disa sqarime rreth pikave të perfshira në kët objektivë u diskutua shum nga të pranishmit edhe atë duke u fokusuar më së tepërmi rreth shkollës shqipe dhe kushteve për të zhvilluar dhe kultivuar mësim adekuat dhe parimor për fëmijët tanë në diapsorë. U tregua edhe ajo se Norvegjia nuk financon shkollat që zhvillojnë aktivitiete vullnetare ne mesimdhenje kështu që u kërkua dhe u vu si kusht prioritar që Ministria e Diaspores ne bashkpunim me atë Arsimit të bëjnë çmos që shkollat shqipe te hapen në ato qytete ku ka shumicë shqiptare duke i ndihmuar edhe me materiale shkollore dhe njëkohësisht ofru kushte me te mira me staf profesional në këtë lëmi.
Propozim tjetër i radhës ishte festat tona e sidomos ajo e 17 Shkurtit dhe e 28 Nëntorit të bëhet nën suazat shtetërore përkatësisht Ministris së Diasporës në bashkpunim me Ministrin e Kulturës që në të ardhmen më mos të ket festa të ndara në grupe apo shoqata por kto manifestime të jenë qendrorë dhe të përbashkëta në një datë dhe në një vendë.
U diskutua edhe për mediat publike ku vet z. Naim dedushaj e bëri të ditur se mediat publike deri me tani ka bërë shum pak për diaporën shqiptare ku buxheti i tyre vjetorë i tyre arrin ne 10 milion euro në vitë,pra bëhet fjalë për RTK-në, dhe duke qenë medium publik ka obligim ligjor që të ketë program edhe për diapsorën deri sa edhe minoretet ne vend ka mundesinë të kenë mundësinë e tillë që t`i kenë emisionet e tyre përmes televizionit publik pra RTK-së në fjalë.
RTK- ja për shumë vite me radhë kishte bojkotuar e neglizhuar kontributin e shoqates humanitare ALBANOR nga Haldeni dhe shum organizime te festave kombetare , shteterore dhe eventeve te tjera kulturore dhe arsimore duke e pergaditur materialin vetë në formë profesionale, pra shoqate Rilindja gjith ky mund dhe kjo pune meritore ju bojkotua ne RTK.-ja jonë në Kosovë.
Për objektivën e tretë u dhanë disa propozime ku nga folësit u kërkua që aktivistë e mëhershëm t`i ndihmojnë rinisë në integrimin e tyre në këtë shtet duke mos humbur gjuhën, traditen tonë kombëtare dhe njëkohësisht kontribuar dhe vazhduar rrugen e te parëve tanë.
Poashtu u kërkua që Ministria e Diasporës të merr përsiper grumbullimin e gjithë materialit që bashkatdhetaret kan punuar dhe vepruar për atdheun nga diaspora e largët që për momentin gjinden të shperndara në shum shoqata shqiptare në Norvegji dhe të njejtat të arkivohen në Arkivin shtetërorë të Kosovës.
Dhe në fundë me paraqitjen e objektivit te katert z. Naim Dedushaj i njoftoi të pranishmet që dikasteri i tij ka arritur në perpilimin e një pakete speciale për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë. Ai kërkoi të debatojë me afaristët biznesmenë në sallë duke ju shpjeguar atyre për pakëtën speciale e cila pëmbanë kushte mjafte të volitshme dhe lehtësime për ata qe mendojnë të investojnë në Kosovë.
Bashkatdhetaret e pranishëm në sallë kerkuan që të punohet edhe më shumë në Kosovë në luftimin e korrupcionit dhe ligji të jetë funkcional e më pastajë të kåerkohen investitorë të rinjë atje.
Pasi që përfunduam gjitha dëgjimet nga bashkatdhetarët, dy anëtarët e Ministrisë së Diaporës z. Naim Dedushaj dhe Muamet Shatri e përbyllën takimin si të mirë dhe falënderuan gjtihë pjesmarrësit duke ju premtuar se do të punojmë shumë me propozimet dhe kërkesat e parashtruara, kështu që shum shpejtë do të thirret prap një takim dhe do të formohet një grup punues në krijimin e një qendre kulturore në Oslo.
Ata treguan se kan arritur të hapin jë qendër të këtij lloji në Turqi do të vazhdojnë të hapin edhe në Kanada e SHBA dhe gradualisht në të gjitha shtetet ku banojnë dhe veprojnë shqiptarët.
Poashtu u zotuan se do bëjnë hapjen edhe një biblioteke dhe krijimin e shklollave shqipe.
Z. Muamet Shatri e falenderoi QIKSH-in për mundësinë e dhënë shkollës shqipe për zhvillimin e mësimt amtarë në lokalet e tyre dhe përkrtahjen financiare për gjithë kto vite.
Poashtu z. Shatri kërkoj nga të gjithë ne që të përkrahim dhe mbështesim Qeverinë në bisedimet aktuale me Serbinë, sepse ato i sheh si te domosdoshme dhe në dobi tonë.
Poashtu Dedushaj dha edhe sqarime për kartonin e gjelbërt ku Kosova si jo antare e OKb-së, nuk po e ka lehtë qe te jetë antare e polises ndërkombëtare.
Qe të dy mysafirët nga Kosova në kët takim i përshëndetën edhe pjesmarrësit nga Maqedonia të cilët edhe u kyqen në debatë me shum propozime konkrete dhe pozitive.
Takimi u përfundua pra në kohë të caktuar dhe u konstatua si mjaft objektiv si dhe u grumbullua mjaft material për të vazhduar me punë për në të ardhmen.
Metush Bajrami, Oslo