Oslo, 8 qershor –
Ekipi qeveritar ekonomik i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, i prezantoi potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para pesëdhjetë kompanive norvegjeze në biznes forumin në Oslo.Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se qëllimi është që të thellohet bashkëpunimi ekonomik midis Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Maqedonisë.»Të shihen prej afër sukseset e vendit me indeks më të lartë të zhvillimit njerëzor në botë, gjegjësisht kombinimi më i mirë i standardit jetësor, arsimit dhe rrjedhës së pritur të jetesës më pas vendi i dytë në botë sipas bruto prodhimit vendor në një banor dhe një nga dhjetë vendet me rangim më të mirë nga aspekti i udhëheqjes së biznesit në vitin 2012, me të vërtetë shkaktoi respekt të madh për punën dhe përkushtimin e popullit tuaj. Shumë vende të tjera kanë burime të pasura të resurseve natyrore, por Mbretëria e Norvegjisë i tregoi botës se është e nevojshme maturi dhe vizion që të shfrytëzohen të njëjtat për të mirën e qytetarëve. Që këtu, aspak nuk na befason vlerësimi i shumë ekspertëve me renome se gjegjësisht bëhet fjalë për njërën prej ekonomive më stabile dhe më funksionale tregtare në botë», theksoi kryeministri Gruevski.Ai përmendi se nëse merren parasysh potencialet ekonomike dhe marrëdhëniet e mira miqësore të dy vendeve, ekzistojnë shumë mundësi të pashfrytëzuara për bashkëpunim tregtar dhe investues. Pikërisht ky forum është hapi i vërtetë në drejtim të identifikimit, me potencimin e reformave gjithëpërfshirëse themelore të biznes mjedisit, të cilat i zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë, tha kryeministri i Maqedonisë.Në këtë drejtim Gruevski potencoi se qëllimi është përmes këtij biznes forumi të prezantohen potencialet e Republikës së Maqedonisë, ekonomi e vogël evropiane por me rritje të shpejtë, e cila u numërua në tri vendet me orientim reformues në botë, sipas «Duing Biznis» raportit të Bankës Botërore. Maqedonia, theksoi, tani ndodhet në pozitën e njëzetë e dytë dhe është më lartë e radhitur se cilado ekonomi tranzitore nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore.Ai i njoftoi investitorët e pranishëm edhe për reformat në sferën tatimore, me ç’rast përmendi se është vendosur tatim i ulët prej 10 për qind për të ardhurat personale dhe për fitimin, më pas se tërësisht është liruar nga tatimimi i fitimit të ndalur, si dhe se gradualisht ulen kontributet sociale për një të tretën.Në bazë të biznes klimës së përmirësuar dhe aktiviteteve për promovimin e Republikës së Maqedonisë si biznes destinacion, Maqedonia arriti të tërheqë kompani të njohura të huaja në zonën e zhvilluar teknologjike industriale në Shkup, ndërsa njëherësh janë themeluar edhe tri zona të zhvilluara teknologjike industriale prej të cilave njëra në Shtip, Tetovë dhe një në Shkup. Në këto zona të zhvilluara teknologjike industriale ofrohen një sërë volitshmëri për investitorët, potencoi kryeministri.Ai theksoi se prioriteti më i lartë i Republikës së Maqedonisë, në planin politik dhe ekonmik mbetet përfundimi i procesit të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.»Një fjalë e urtë norvegjeze thotë se: ‘vetëm ata të cilët kërkojnë, gjejnë rrugë dhe mënyra të reja’. Fuqishëm besoj se takimi i sotëm do të ndihmojë në informimin e investitorëve potencialë dhe partnerëve tregtarë për politikat ekonomike dhe mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë dhe në të njëjtën kohë ju bëj thirrje biznesmenëve norvegjezë ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë dhe t’i shfrytëzojnë përparësitë e saj krahasuese», theksoi në fund të fjalimit kryeministri Gruevski.Para të pranishmëve u drejtua edhe zëvendëskryeministri Peshevski i cili i prezantoi politikat ekonomike kyçe dhe masat të cilat i ndërmori Qeveria për krijimin e një ambienti investues atraktiv, si dhe sferat konkrete me potencial për zhvillim të cilat do të ishin interesante për investitorët norvegjezë.Ky forum është i fundit në të cilat ekipi qeveritar i kryesuar nga kryeministri Gruevski i prezantoi potencialet investuese të Republikës së Maqedonisë para kompanive të interesuara gjatë vizitave në Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe Norvegji.