Kujtime jetësore: ATDHETARI MURAT JASHARI, VËLLAI I ISMET JASHARIT – KOMANDANT KUMANOVA.

Kujtime jetësore: ATDHETARI MURAT JASHARI, VËLLAI I ISMET JASHARIT – KOMANDANT KUMANOVA.

 
MURAT JASHARI: NGA KUJTIMET E MIA

(Pashtriku.org, 30. 05. 2012) – FILLIM KORRIKU 1998 – Isha me kamionin plotë duke u kthye nga Lichtenstein për në banesë Murg/SG, fshat i vogël buzë liqenit të bukur Valense. Në rrugë e sipër mu lajmërua vëllai im ISMET JASHARI, tani Luftëtar i Lirisë, (bashkëluftëtarët dhe popullata e thirrnin KOMANDANT KUMANOVA). E ndala Kamionin në një skaj rruge dhe tani po bisedojmë të qetë dhe pa rreziqe nga ndonjë incident. Duke respektuar rregullat ushtarake, tim vëlla kurrë nuk e kam pyetur se në cilën Zonë je dhe çfarë numri të mobilit ke. Si zakonisht e prisja që ai të flas më shumë. Dhe, po më thotë: Gaga Murat fol me Zekën dhe le të na dërgoje veshmbathje dhe ti sigurojë dhe dërgomi dy snajperë të mirë, një për mua dhe një për Flamurin (G. Elshanin). Unë i përgjigjem: në këto ditë jam te ai dhe i them, snajperkat në një magacin i kam. Pastaj Ismeti vazhdoi: Naj kanë pru këtu në Kleçkë dy vetë, i kemi në burg. Kishin qenë udhëheqës të Lëvizjes dhe na kanë thënë se shpiuna janë. Unë e pyeta, si i kishin emrat? BEHAJDIN ALLAQI DHE SHABAN SHALA…*  *  *Nëse i pafuqishmi sulmohet nga i çmenduri dhe jeta e tij vihet në rrezik, nuk i mjaftojnë vetëm fjalët qetësuese e bindëse ndaj sulmuesit, sepse siç thotë populli “shkon për shpirt të viçit”. Por i pafuqishmi duhet në çdo moment të jetë i përgatitur dhe ti përgjigjet me vetëmbrojtje, të çmendurit me të gjitha mjetet. Kështu e kam përceptuar në jetë mbrojtjen e personalitetit privat. E njëjta vlen edhe për popujt e pushtuar. Populli shqiptar ka qenë vazhdimisht (për gati 3000 vjet) i sulmuar nga të çmendurit e shumtë, nga barbarët, nga pushtuesit, të cilët kanë lakmuar trojet shqiptare.

ATDHETARI MURAT JASHARI, VËLLAI I ISMET JASHARIT – KOMANDANT KUMANOVA.

______________________________________

Gjatë këtyre shekujve të pushtimit nga grabitësit e trojeve shqiptare, çdo gjeneratë shqiptare është përpjekur të vetëmbrohet dhe t`iu përballoj pushtuesve gjakatarë.Suksesi më i madh në vetëmbrojtje nga pushtuesit ka qenë, kur shqiptarët e kanë kuptuar se vetëm si të organizuar dhe të armatosur si popull mund të mbrohen dhe të ngadhënjejnë.Sa më shumë të ngrihet vetëdija e popullit të pushtuar për tu mbrojtur si kolektivitet, dhe sa më i ashpër me metodat e saj të jetë pushtuesi, populli i pushtuar detyrohet në mënyrë të organizuar të mbrohet dhe të luftoj robërinë.Vetëmbrojtja e organizuar e popullit të pushtuar, lind vetvetiu idenë e organizimit për tu çliruar.Në pushtimin klasik, siç i ka ndodhur popullit shqiptarë (jashtë shtetit londinezë), idealistët dhe atdhedashësit gjetën forcë e mirëkuptim për bashkim e organizim të Lëvizjes së mirëfilltë për çlirim të popullit të tyre të pushtuar.Dhe, kjo Lëvizje si forcë e mirëkuptimit dhe bashkimit u arrit më 17. 01. 1982 nga tri organizata atdhetare të kohës, e cila u përgjakë nga dora e zgjatur e pushtuesve gjakatarë. Si rrjedhim – me të drejt, njëri nga protagonistët e këtij organizmi Kombëtar, (I. Kelmendi) këtë bashkim e quajti «LËVIZJA (lindje e përgjakur)».Pas vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 17. 02. 1982 ulen e bisedojnë „udhëheqësit“ e Organizatave (ku kishte qenë anëtar i thjeshtë Jusuf Gërvalla dhe jo në organet vendimmarrëse, sipas S.Novosellës) z.Sabri Novosella dhe z.Abdulla Prapashtica me varrëmihësit e tyre. Më vonë më 15. 05. 1982 edhe z.Xhafer Shatri (që pretendonte se është pasardhës i Kadri Zekës), u „bashkua“ me këta dy të parët. Ky „bashkim“ ka pasur baticat dhe zbaticat e veta.Jam dëshmitar i kohës. Organet „propaganduese“ Zëri i Kosovës, njëri në format të madh që dilte në Suedi (S. Novosellës) dhe tjetri me format gazete që dilte në Zvicër (Xh. Shatrit) kanë shkruar shumë pak, për të mos thënë asgjë për pushtimin klasik të Kosovës dhe të trojeve tjera të Kosovës nën Maqedoni e nën Mal të Zi. Në gazetat e tyre me të njejtin emër, (pra ‘Zëri i Kosovës’) e kontestonin njëri tjetrin, me akuza e kundërakuza, bërtisnin e çirreshin duke thënë se ne jemi, udhëheqës të Organizatës. Duke u marrë me vetveten ata nuk gjenin kohë të organizonin bashkatdhetarët tanë që „përkohësisht“ punonin jashtë atdheut.

DOKUMENTE PROGRAMORE TË LPRK-së.

________________________________

Barometër i të gjitha këtyre veprimeve është e shenjta Kohë. Koha na ka bindur se kush i ka hedhur këta dy frymorë – me dy këmbë, me surrat njeriu, në perëndim dhe pse…?Organizimi i mirëfilltë i masave u bë në korrik të vitit 1987 me mbajtjen e Mbledhjes së parë të Përgjithshme të Organizatës në Zvicërr (në rrethin e Aarut). Nga grupi i organizimit të kësaj Mbledhje – për siguri të mbledhjes, na kishin caktuar: Bexhet Luzhën, Ismet Abdullaun dhe mua (Murat Jasharin).Në këtë mbledhje u zgjodhën organet drejtuese – legjitime (vertikale e horizontale) nga delegatët dhe organizata u emrua ‘Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës’ (LPRK).*  *  *Kur isha student në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup, shpeshherë na vinte një i moshuar, flokë bardhë, me disa shkrime të shkruara me dorë. I lexonte rrjedhshëm poezitë që i kishte shkruar vetë. Kureshtja dhe interesimi për poezitë e bukura, dhe për fjalët e tij të mençura më bëri që këtë Plakë ta ftoja edhe në banesën time, që e kisha në një podrum të një shtëpie familjare. Pronari i shtëpisë ishte romë dhe ish-informbyroist dhe ish i burgosur politikë. Plaku më pyeti se nga jam, kur i tregova se nga vija, nuk hezitojë të vijë me mua. Plaku, flokë bardhë Asllan Hasani, anëtar i NDSH-së, ish i burgosur si nacionalist shqiptar me akuzë – se kishte për qëllim ta bëj Shqipërinë. Ky plak flokë bardhë, në bisedë e sipër po më tregon për imamin e fshatit tim (Orizare – Kumanovë) Mulla Hajdar Jasharin.

MULLA HAJDAR JASHARI, ANËTAR I KQ TË NDSH-s.

________________________________

Për të mos treguar shokët, nga dajaku tri herë i paska dalë këtij Hoxhës deudenumi (zorra e prapanicës). Pas këtyre informatave që kisha për të, fillova Plakun edhe më shumë ta respektoj. Por tani, jo vetëm që respektoja plakun në Shkup, por edhe prej së largu në heshtje fillojë dashuria e respekti edhe më shumë për imamin e fshatit (Mulla Hajdar Jasharin). Plaku flokëbardhë e mësoi kohën kur unë i kryeja ligjeratat dhe gati 2-3 herë në javë vinte vetë tek podrumi, ku unë banoja. Kur më rrëfeu se çfarë Hoxhe të fshatit kishim, me padurim prisja të vinte fundjava dhe të shkoja në fshat për ta takuar Hoxhën para se të shkoja në shtëpi. Kështu edhe ndodhi, në vazhdimësi!Hoxhën e bëra fortë shok, mësues të dytë, se vendin e Enver Hoxhës atëkohë nuk arrinte kush ta zëvendësoj. Hoxhë Mulla Hajdar Jashari, magjistër i teologjisë, anëtar i KQ të NDSH-së, dhe përfaqësues i grupit ushtarak të Sulë Hotlës, ishte idhull i idealit dhe sakrificës kombëtare, por edhe njerëzore.Hoxha, pasi u njohëm mirë, pas disa kohëve do të më thotë. «Mbaj mend këto që do ti them tani, se do t’ju duhen në jetë. Mos ju beso dhe mos afro frymorë me dy këmbë, me surrat njeriu, që e kanë merak shumë pushtetin, paret dhe dilinxhit (që vrapojnë pas grave të huaja), sepse këto tre kategori nuk bahen kurrë për popull e për Atdhe dhe ju tradhëtojnë.»E zgjata pakë me Hoxhën, por këshilla e tij më ka ndihmuar duke më përcjellur gjatë tërë jetës, deri sa edhe unë u bëra plakë me flokë të bardha.*  *  *Nga Mbledhja e parë e Përgjithshme e LPRK-së, jam angazhuar në shumë drejtime. Por më fortë më ka pëlqyer apo qëllim kryesor kam pasur që sa ma shumë të futet barut në Atdhe.Librat, gazetat, kaseta e… konferencat e çdo xhumaje bëjnë misionin e tyre, por pushka është vendimtare që e zgjidhë problemin e popullit të pushtuar shqiptar.Nuk kam qenë asnjëherë në organet udhëheqëse të Lëvizjes. Kjo dëshirë gjithë herë më është plotësuar, sepse edhe këto organe të organizatës më dukeshin si pushtet. Mu patë ngulitur në mendje amaneti i Hoxhës.Organizatat atdhetare dhe politiko-ushtarake që nuk kanë mekanizëm përcjellës e zbulues dhe ekzekutivë, në atë organizim futen elementë të ndryshëm, e të dyshimtë. Edhe në radhët e LPK-së ishin infiltruar individë, me surrat njeriu, që më patë paralajmëruar qysh herët Hoxha (tani ndjesë pastë).* * *Ka fundi i qershorit të vitit 1998, pasi Nënës biologjike (LPK-së) dhe Shtabit Qendrorë të UÇK-së i kishin bërë atentat, ky Grup me ato tri vese patologjike (që mi patë treguar Hoxha) dhe në shërbim të shumë Shërbimeve të huaja, kishin bërë puç në UÇK dhe kishin formuar Drejtorinë Politike (njerkën e UÇK-së), tani në kuadër të një Shtabi të Përgjithshëm.Ky Grup i përgatitur teoritikisht shumë mirë për të njohur personalitetin e personit, në shumë Zona Operative, (aty ku patën mundësi) kishin instaluar njerëzit e vetë, me të kaluar të dyshimtë. Po jap një shembull të ndodhur. Aksionin për të vrarë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun (më 2 Nëntor 1989), e kishte udhëhequr N.I. (Leka). Ky Grup, për të zbuluar bazën ilegale ku ka ndejtë Afrim Zhitija, kishin angazhuar edhe B.M.

ISMET JASHARI – KOMANDANT KUMANOVA.

…………………………….

NJË FRAGMENT I DOKUMENTARIT: ‚SHTEGTARI I LIRISË‘:

 

——————————————–

DOKUMNTARIN E PLOTË: ‚SHTEGTARI I LIRISË‘ MUND TA SHIKONI NË KËTË LIDHJE:

http://video.google.com/videoplay?docid=-8111524695337474743# 

_______________________________________

Për atë shërbim që Leka ua ka bërë këtij Grupi, shpresojë se e kanë shpërblye me një vend pune të mirë.Ky Grup, nga Tirana kishte nisur edhe kolonel T. Zemaj për Zonën Operative të Dukagjinit. Lufta e vështirë dhe e rrezikshme (nuk është punë shitblerje droge), ka bërë që të fus bishtin ndër vegë dhe kishte ikur. Në shtetet e perëndimit kësaj pune, kur të përkthehet në shqip i thonin – DEZERTIM. Për dezertim lufte, sipas ligjeve të luftës, pa gjyq, dezertorit i bëhej ekzekutim. Padroni i tij A. Krasniqi, nuk dij se çfarë grade ushtarake ka pasur, por në vend se të japë urdhër të pushkatohet, ai e gradon, me gradën më të lartë – kolonel. Paradoks i llojit të vetë! Hajde shqiptar hajde! Jemi Unikat në botë, për shumë gjëra por edhe në këtë drejtim. Një djalë (ushtar Lirie i T.Zemaj) i nënës së madhe strugane, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, i nisur nga parimi se dezertori duhet të marrë hakun e merituar për dëmin e madh që i kishte shkaktuar popullit shqiptar, trutë në asfalt ja kishte qitur. Ky farë koloneli, kishte udhëhequr afër 400 policë (shumica si ai, shqipfolës) më 12 Shkurt 1984 për të vrarë Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, udhëheqësit kryesor të ilegales së kohës dhe shkëndija të para të mekanizmit ushtarak çlirimtarë (UÇK).* * *Si fëmijët që gëzohen për karamelet dhe bombonet kur i dhurohen nga më të moshuarit, ashtu edhe unë gëzohesha si fëmijë kur e mbushja kamionin me material luftarakë për luftëtarët e lirisë. Dita 24 orëshe më dukej shumë e shkurtër. Nga 15 minuta gjumë në ditë i bëja, e drekë e darkë i kisha vendparqet e pompave të benzinës. Kishte shumë punë, dhe gëzimi e lumturia shpirtërore e imja dhe e nja 30 shokëve në Sektorë (sa ishim), të gjithë veteranë të mekanizmit politiko-ushtarak të LPK-së, ishte shumë e madhe.*E kam vështirë dhe jo me shumë dëshirë të flas në vetën e parë!* * *FILLIM KORRIKU 1998 Isha me kamionin plotë duke u kthye nga Lichtenstein për në banesë Murg/SG, fshat i vogël buzë liqenit të bukur Valense. Në rrugë e sipër mu lajmërua vëllai im ISMET JASHARI, tani Luftëtar i Lirisë, (bashkëluftëtarët dhe popullata e thirrnin KOMANDANT KUMANOVA). E ndala Kamionin në një skaj rruge dhe tani po bisedojmë të qetë dhe pa rreziqe nga ndonjë incident. Duke respektuar rregullat ushtarake, tim vëlla kurrë nuk e kam pyetur se në cilën Zonë je dhe çfarë numri të mobilit ke. Si zakonisht e prisja që ai të flas më shumë. Dhe, po më thotë:Gaga Murat fol me Zekën dhe le të na dërgoje veshmbathje dhe ti sigurojë dhe dërgomi dy snajperë të mirë, një për mua dhe një për Flamurin (G. Elshanin).Unë i përgjigjem: në këto ditë jam te ai dhe i them, snajperkat në një magacin i kam.Pastaj Ismeti vazhdoi: Naj kanë pru këtu në Kleçkë dy vetë, i kemi në burg. Kishin qenë udhëheqës të Lëvizjes dhe na kanë thënë se shpiuna janë.Unë e pyeta, si i kishin emrat?BEHAJDIN ALLAQI DHE SHABAN SHALA.Unë fillova ta përdori memorien, meqenëse isha shumë i lodhur, dhe më erdhi shpejt një mendim, ndoshta edhe jo më i miri.

BEHAJDIN ALLAQI.

_______________________________

Nuk e dijë gagës se si është organizimi momental tek ju, por mos zbato asnjë urdhër sa i takon atyre dy vetëve. Le të merren ata ma të „mëdhenjtë“ me ta. Ky emër Behajdin pak më është i njohur, nuk e dij nga po më vjen se nga kam dëgjuar, kurse për atë tjetrin nuk paskam dëgjuar.E kreva bisedën me tim vëlla dhe menjëherë ju lajmërova Zekës (Xhavit Halitit). Zeka më tha se është i informuar për këtë punë. Kam informuar Abazin (Ali Ahmetin), ky nuk e kishte ditur dhe më tha, do të interesohem dhe më porositi që mos ta përhapi si lajm.Në rrugë e sipër u deshtë me u ndalë në Walenstadt te Selim Haliti (vëllai i Xhavitit). Po sa u takova me te menjëherë po më tregon për Behajdinin se vëllau im (Ismeti) po e mbajka në burg.Po i thashë, sa më tregojë Ismeti. Ata dy i ka dërguar ndokush aty. Se kush nuk e pyeta.Po a e dini se kush është ai?Nuk e di në detaje se kush është, por është i Lëvizjes.Selim Haliti po më thotë: Behajdini është shoku i Zekës.Mirë de, Zeka le të intervenoj te Jakup Krasniqi apo te ndonjë udhëheqës i UÇK-së në atë Zonë, në Kleçkë dhe le ti lirojnë.*  *  *DHJETOR1998Ishte muaji i tretë që po e kaloja në burg, me akuzën «Blerje e furnizim me material luftarak për terroristët e UҪK-së…». Kështu e ka cilësuar veprimtarinë time atdhetare kryeprokurorja e shtetit më «demokratik» Helvetia, znj. Karla del Ponte. Nga burgu i Bern-it (ku isha), në fillim të dhjetorit 1998 më transferuan në një burg tjetër, dhe ndërkohë kam mësuar se më kishin sjellur në vendin e quajtur Torberg.Më 15 dhjetor `98 aty kah ora 10.00 paradite u hap dera e dhomës. Një gardian më njoftojë se kam vizitë dhe më tha menjëherë të shkoj pas tij. Më futi në një sallonë ku ishin disa policë me uniformë, dhe disa të tjerë me rroba civile. Në vizitë më kishte ardhur bashkëshortja. Kur më pa, u ngritë në këmbë. Ia pashë sytë e sajë të përlotur. Pa u përshëndetur, e pyes çka ke, pse po qanë? Ajo ma ktheu: ‘Po na kanë lajmëruar para ca ditëve se Ismetin e kishin vra më 25 Gusht 1998’. Në atë moment më erdhë një forcë e madhe – e pa përshkruar, dhe ju drejtova gruas: ‘Asnjë lot! Për dëshmorët nuk duhet derdhur lot! Lumë ne oj Selvisha, tani Kumanova qenka bërë Kosovë! Ju afrova time grua, (dhe për lajmin e gëzuar) e përqafova fort! Kështu, me gjakë dëshmorësh bëhet Shqipëria! Po festë të madhe paskemi familja Jashari nga Orizarja e Kumanovës! Familjet e dëshmorëve të popujve të pushtuar në botë festojnë! Edhe populli shqiptar i Kumanovës e i gjithë hapsirës shqiptare në IRJM tani paska të drejtë të festojë!…

____________________________________

*  *  *Mendoj se vetëm LPK-ja, nëna biologjike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund t’i mbroj me dinjitet bijtë e bijat e saja, gjakun e dëshmorëve dhe frytet e tri luftrave të lavdishme çlirimtare. Sa ma shpejtë të shërohet e ta marrë vehten nëna biologjike e UÇK-së, aqë ma mirë do të jetë për ne, sepse mbi të gjitha do ta ngrisë në piedestal emrin dhe lavdinë e UÇK-së! Të gjitha mekanizmat tjerë kanë dëshmuar se janë stër-stër njerka të UÇK-së. Në emër të mbrojtjes së gjakut të dëshmorëve e lavdisë së UÇK-së, thërrasë ndërgjegjjen e idealistëve dhe atdhedashësve, që ta ndihmojmë shërimin e LPK-së, e cila për 30 vjet rresht u dëshmua se është për popullin dhe Atdheun tonë (3000 vjet nën sundim të të huajve) si dhe e vetmja forcë politiko-ushtarake e trojeve të pushtuara shqiptare nga viti 1912…!Jam i opangës së popullit tim! I përjetshëm për popullin tim!Fribourg, 24. 05. 2012Murat JashariNga Orizare – Kumanovë (Adresa kontaktuese: Murat Jashari – [email protected])