Dy shkollat ne Oslo përfunduan mësimin e tyre me një manifestim solemn!

Dy shkollat ne Oslo përfunduan mësimin e tyre me një manifestim solemn!

Sot në një ditë të bukur verore në sallen e amfiteatrit të shkollës fillore në Grorud ne afersi te qendrës së Oslo-s,  shkolla e mësimbesimit «Urtësia» dhe Shkolla Shqipe «Naim Frashëri» në Oslo realizuan me sukses manifestimin e mbarimit te vitit shkollor 2011/2012.
Ketij manifestimi ju kishin paraqitur gati të gjithë prindërit, dhe nxënësit para te pranishmëve dhanë një kontribut të vecantë në prezantimin e mesimeve të tyre.
Ne fillim të programit  kryetari i QIKSHN-së, z. Fati Abdi i përshëndeti gjith të pranishmit duke ju treguar per mbarëvajtjen e procesit mesimor ne dy shkollat ne fjalë, ku ai shprehet i kenaqur dhe njeherit kerkon qe viteve ne vijim te baskangjiten edhe me shum femije shkollave ne fjalë .
Imami i QIKSHN-së, Shaban ef. Neziri njeherit edhe mësimdhënës i shkollës së mësimbesimit Islam i pershendeti te gjithe te pranishmit duke porositur qe fëmijet tane te edukohen ne frymen e fesë tonë Islame dhe njekohesisht ruajt vlerat kombetare.
Ne foltore u paraqitën edhe mesuesit e shkolles shqipe duke filluar nga mësuesi Rexhep Kurtishi ku ai falenderoj per kontributin te te gjithëve bashkarisht në realizimin e projekteve mësimore ne kuader të dy shkollave.
Mesuesi Imri ishte më kritik por jo në ane negative , duke kërkuar që prindërit të kuptojnë realitetin dhe ti sjellin fëmijët e tyre në shkollë sepse aty mirret edukimi dhe arsimi kombëtar…. Mesuesi Imri vlerësoi larte kontributin e gjithë atyre që po japin mundin e tyre,  në përgaditjen e manifestimeve te ndryshme  kulturore, arsimore, kombëtare dhe fetare.
Nxënësit e shkollës Urtësia, lexuan Kuran, te cilët njeherë e kishin të bërë edhe hatme Kuranin famëlartë… U recituan edhe shum poezi kushtuar fesë Islame  dhe disa kaside.
Me pastaj ne skenë u paraqitën edhe nxënësit e shkollës shqipe ku dhe ata shpalosën reportuarin e tyre duke recituar poezi të bukura kushtuar, atdheut, Kosovës, shkollës , nënës etj.
Gjithë nxënësit pranuan dëftesat nga mësuesit e tyre por edhe mësuesit u shpërblyen me dhurata nga ana e nxënësve dhe këshilli i prindërve…
Programi u përfundua me një koktel simbolik ku shum prindë kishin sjellur dezerte embelsira te ndryshme duke filluar nga bakllavat e deri  tek tortet e ndryshme, kurse keshilli prindorë se bashku me antaret e kryesisë së QIKSHN-së siguruan pije freskuese, dhe frute….
Manifestimi i ardhshëm do të mahet te dielën  me datë: 3. qershor 2012 ora 12:00. në Ekeberg. Bëhet fjalë për piknikun tradicional qe po organizohet cdo vitë.