Realizohet me sukses promovimi i librit "Terrori i sërbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999"

Realizohet me sukses promovimi i librit "Terrori i sërbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999"

Libri voluminoz faktofgrafik i autorit, prof.dr. Nusret Pllana u shpalos para më shum se 100 shqiptarëve intelektual, ish ushtarë të UCK-së, studentë, krijues dhe dashamir të librit, artit, kulturës dhe trashigimis kombëtare.
Në qendrën e kryeqytetit të Norvegjisë në Oslo, në një hotel mu në mesin e arktiekturës më moderne dhe bashkohore të quajtur Hotel Opera, me një ditë ku mbretëronte një mot i këndshëm me diel dhe me një aromë ajri pranveror, në një nga sallat moderne të këtij hoteli u mbajtë takimi i promovimit të librit «Terrori i serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999.

Në këtë takim kishte mysafir edhe nga Danimarka e Suedia , të cilët ishin edhe bashkluftëtar të profesorit të nderuar dhe njëkohësisht organizatorë të shum pritjeve, takimeve me udhëheqës nga vendlindja sic ishte ajo e fundit tani në Kopenhag me ardhjen e FSK-së , ku shqiptarët e atjeshëm i bënë një pritje madhështore…
Antarët e Shoqatës Kulturore Shqiptare «Rilindja» në mënyrë profesionale kishin përgaditur sallën dhe programin vijues të këtij takimi.
Prof. dr. Nusret Pllana në hapje e sipër të takimit, i përshëndeti të pranishmit duke e parë sallën e mbushur i dha një motivim edhe më të madh që të flasë gjallërishëm rreth librit dhe përpjekjeve të tija te deri tashme ne arritjen e ribotimit të këtij libri që ishte në paraqitje e siper.
Autori i librit, prof.dr. Nusret Pllana tha se ky libër tani është botuar dhe pëkthyer në pesë gjuhë të botës, anglisht, shqip, frëngjisht, gjermanisht dhe suedisht por do të vazhdojë të punojë që ky libër dokumentar dhe me fakte te vertetuara nga arkivat e UCK-së, të përkthehet edhe në gjuhë të tjera sic e ceku në danisht, sërbisht, rusisht, arabisht dhe italisht kështu që i tëtë globi le të kuptojë mirë dhe të dijë për fatin e shqiptarëve që për gati dy shekuj të plotë ishin nën torturën, dhunën dhe gjenocidin fashizoid serb. Profesori Pllana me vehte kishte sjellur edhe filmin dokumentar «PAS 2000 VJETËSH RRUGËTIM» ku në fund të programit gjithë pranishmit në sallë do të kenë mundësinë të shohin.

Sipas programit të përgaditur, pas hapjes solemne të programit, Alush Baliqi konferencier i mbledhjes e ftoi që të marrë fjalën ekselenca e tij, z. Enver Abdulahi, ambasador i RM-së ku i cili edhe në emër të ekselencës së tij z. Lulzim Peci-t, amb. i R. së Kosovës, i përshëndeti të pranishmit në gjuhën angleze dhe atë amtare pra shqipe, mbajti një fjalim të mrrekullueshëm rreth librit dhe veprave të mëdha të autorit e z. Pllana, duke i dëshiruar shum suksese atij dhe popullit shqiptarë dhe gjithë krijuesve dhe dashamirëve të librit dhe veprave të mira kombëtare.

Më pastaj në foltore u paraqit dhe z. Nufri Lekaj, një kontribues i madh i kombit dhe njëherit përfaqësues politik i shqitarëve në Norvegji.
Z.Lekaj i dëshiroj mirëseardhje profesorit z. Nusret Pllanes në Norvegji, duke e pergëzuar me ribotimin e librit duke mbush e stërmbush me fakte të gjalla për gjenocidin dhe terrorin e shtruar ndaj shqiptarëve nga okupuesi monist serbosllav për në shekull e gjysmë. Lekaj nuk harroj të përmend edhe kontribuesen dhe miken e madhe të shqiptareve, të ndjerën Berit Backer me të cilën u munduan shum për popullin shqiptarë të Kosovës gjatë viteve të para të luftës…

Autori i librit z.Pllana kishte sjellur me vehte disa libra jo edhe aq se ai kishte menduar të ketë me vehte per shkaqe transporti që është limitizuar në peshë gjatë udhëtimeve me aeroplanë. Por sidoqoftë librat e tijë ranë në duart e lexuesve shqiptarë ku aty për aty filluan t`i shfletojnë dhe të rikujtohen me tmerrin fashizoid te shtruar ndaj popullates civile qysh nga kohrat e lashta e deri atë të regjimit fashist Millosheviqian.. Nuk ishte e lehtë t`i dilet në fund atij libri pa e mbyllur disa herë dhe ofshama e tyre u vërente qartazi në fytyrat e tyre të zbehta e njëkohësisht edhe të mllefosura se nuk ështe lehtë të ballafaqohesh me nje realitet të hidhur, me një tortur barbare te shtruar ndaj popullit të pafajshëm shqiptarë.
Profesori i nderuar në kët rast cdo njërit i nënshkroi librin dhe porositi që të lexojnë dhe kuptojnë mirë këtë libër dhe ta shpërndajnë tek miqët norvegjez që edhe ata të dijnë se cka perjetuan shqiptarët në këto dy shekujt e fundit.

Kishte edhe shum nga të pranishmit që parashtruan shum pyetje rreth librit, dhe luftërave, në trojet tona ku prof. Pllana me fakte të argumentuara ju dha përgjigje të duhura cdo secilit.

Dhe tani vjen edhe momenti kur do të shfaqet edhe filmi dokumentar Pas 2000 vjetësh rrugëtim. U krijua një qetësi relative, perdet e dritareve filluan të ulen gradualisht dhe të terrohet salla dhe fillon shfaqja e filmit, të gjithë të koncetruar ne llerretin ku filmi po shkonte. Edhe filmi ishte mjaft prekës, emocionues, por nga ana tjetër ishte film që të shtonte kurajon, vullnetin dhe trimërin e gjithë atyre djemëve liridashës në radhat e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës që po bënin luftë të drejtë dhe ku shihet qartë qëndrueshmëria e tyre stoike për clirimin e vatanit duke e cuar Kosovën në shtetëbërje. Ishte një film ku në 20 minuta paraqitje të shohësh gjith atë masakër dhe gjenocid te shtruar ndaj popullates te pafajshme, burra pleq, gra dhe fëmijë, të bërë nga gjakatari monist sërb.

Nuk ishte lehtë t`i mbashë sytë të ngulitur në ekran dhe pa u emcionuar dhe pa të rrjedh loti nga sytë… Jo nuk do të jetë lehtë kurr të harrohet ai tmerr barbar, NUk do të jetë lehtë të harrohen edhe dëshmorët e luftës as viktimat në civil, dhe nuk do t`i falet gjaku shqiptarë serbisë, deri atëherë kur serbia në formë publike të del dhe t`i kërkojë falje popullit shqiptarë, për gjith këtë dhunë , kët gjenocid, për këtë terror të shtruar mbi popullin shqiptarë .
Kamermani i RTK-së Elshani, bëri disa regjistrime me kameren e tij, ku dhe të hënën shqiptarët, do të kenë mundësinë të shohin një pjesë të programit në edicionin e lajmeve qendrore të orës 19:30.
Ndihmë në realizimin e këtij projekti madhor i u ofrua nga z. Remzi Idrizi -Xiki, disa aktivistë të denjë të kombit dhe shoqata Besa. Ata shtruan ushqim në lokalet e tyre për gjithë ata që ishin të pranishëm pas promovit të librit dhe filmit në shoqatë. Aty kishte edhe disa bashkatdhetarë që nuk kishin patur mundësinë të jenë në sallë në hotel Opera, dhe vazhduan te kalojnë caste të këndshme me profesorin z. Pllana ku ai gjatë tërë kohës jipte mesazhe e porosi qe rinia jonë në diasporë, studentet tanë te punojnë shum, te arrisin aq lartë që të jenë ambasadorë të ardshëm te kombit tonë ku do të munden shum më lehtë t`i tregojnë botës se kushnjemi ne dhe kush ishte Serbia atë kohë dhe tani ku qeverit kopje të Millosheviqit, vazhdojnë te jenë ende armiqët kryesor të popullit shqiptarë të Kosovës duke mos e njohur si shtet duke i sjell shum probleme, tash e 12 vite shqiptarëve në Mitrovicën e veriut, duke shtruar dhunë edhe në këto ditë të sotshme vetëm e vetëm që të bëj një spastrim etnik dhe terror ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Pas perfundimit të ushqimit dhe mikpritjes shum vëllazërore nga kryesia e shoqatës Besa, ekipi realizues sëbashku me autorin e librit vizituan edhe shoqatën Rinia ku dhe atje u bë një pritje vëlllazërore nga shqiptaret e pranishëm në at lokal dhe kishte shum pyetje e përgjigje rreth librit, temave dhe politikave aktuale ne vendlindje.

Kështu që me këtë vizitë u perfundua nje ditë e begatshme pune me gjith ne dhe mysafirët që i kishim prezent nga Kosova, Danimarka,Suedia dhe qytete tjera të Norvegjisë.
Metush Bajrami, Oslo