Kryeministri Berisha në vizitë në Mbretërinë e Norvegjisë

Kryeministri Berisha në vizitë në Mbretërinë e Norvegjisë

-Kryeministri Berisha do të  ketë një audiencë me Lartmadhërinë e Tij Mbretërore, Princin e Kurorës Haakon Magnus.
-Kryeministri Berisha do të zhvillojë gjithashtu, takime me Zëvëndëspresidentin e Parlamentit  zotin Per-Kristian Foss dhe me përfaqësues të delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Në axhendën e vizitës, krahas takimeve me autoritetet e larta norvegjeze, një vend të rëndësishëm zë dimensioni ekonomik. Për këtë qëllim, Kryeministri Berisha shoqërohet në këtë vizitë, nga një delegacion  me përfaqësues të bizneseve shqiptare, kryesisht në fushën e energjetikës dhe të teknologjisë së informacionit. Sëbashku me ta, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik, të organizuar nga shoqatat norvegjeze që përfaqësojnë bizneset e hidro-energjetikës dhe teknologjisë së informacionit. Kryeministri do t’i drejtohet Forumit me një fjalë prezantuese të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, reformave ekonomike e fiskale të qeverisë shqiptare dhe veçanërisht, në potencialet e mëdha që ofron Shqipëria dhe klimën tepër të favorshme për investimet në vend. Kryeministri do të ftojë sipërmarrësit norvegjezë të investojnë në Shqipëri, duke i garantuar se çdo projekt i tyre këtu do të jetë një histori suksesi për ta. Në këtë kuadër, Kryeministri do të takohet me përfaqësues të bizneseve të mëdha norvegjeze që kanë investuar apo kanë në synimet e tyre të investojnë në Shqipëri, si Statkraft, Statoil, Hydroplan Green World, Pasco energy, Westcon Technology, Accenture, Alarga, GIEK etj./kosovalbanr.com