Besimtarët mysliman në Norvegji ndihmojnë vëllezërit  e tyre në Maqedoni dhe Kosovë

Besimtarët mysliman në Norvegji ndihmojnë vëllezërit e tyre në Maqedoni dhe Kosovë

Përfaqësuesit e kësaj organizate u shprehën se ky aksion humanitar realizohet me rastin e festës së Bajramit, për tu ardhur në ndihmë familjeve të cilat janë në gjëndje të vështirë ekonomike dhe nuk kanë mundësi tjetër.Është bashkëpunimi i parë me organizatën kulturore humanitare “Drita”, thotë Sulejman Daci përfaqësues  i Qendrës Islamike  Kulturore Shqiptare në Norvegji. Si gjithmonë edhe kësaj radhe besimtarët mysliman në Norvegji, kanë dhënë kontributin e tyre për të ndihmuar njerëzit  të cilët kanë nevojë më tepër në momente të vështira.Daci kishte ardhur enkas nga Norvegjia për ta ndjekur më afër këtë aksion humanitar.E pra ky është një shembull i mirë i mërgimtarëve që punojnë dhe jetojnë në Norvegji, të cilët si gjithmonë kanë dhënë kontributin e tyre e atë jo vetëm për festën e Kurban Bajramit, por edhe në kriza të ndryshme.

Prerja e kurbanëve dhe ndarja e mishit  për festën e madhe të bajramit është një solidarizim i atyre që kanë dëshirë dhe vullnet që të ndajnë ndihma humanitare për  ata të cilët vërtetë nuk kanë, me qëllim që edhe sofrat e tyre të jenë të begatshme.Sulejman Daci i cili njëkohësisht është edhe anëtar i kryesisë  shpjegon se ky aksion është shtrirë në disa vendbanime shqiptare dhe atë jo vetëm në  Maqedoni por edhe në Kosovë. Nga vëzhgimi në teren Sulejman Daci  premton se edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë ndihmat për njerëzit nevojtarë.Shoqata humanitare «Drita» dega në Tetovë  tradicionalisht  merret me grumbullimin, therjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit, por edhe me aktivitete të tjera. Kryetari i shoqatës Abdylmexhit Saliu i falenderohet donatorëve të cilët kanë dhënë një kontribut të pashlyeshëm në këtë aspekt. Salihu thotë se mishi i kurbanit ju dedikohet disa  familjeve nevojtare në qytetin e Tetovës dhe rrethinë. Këtij aksioni humanitar iu bashkangjit edhe  Abdylkadër Hamza i cili përfaqëson komunitetin rom në lagjen teqe.Hamza tregon se komuniteti rom falenderon organozatorët, me shpresë se ndihma të këtij loji do të ketë  përsëri. Shpresojmë që ky bashkëpunim të rritet edhe më tej në të ardhmen  për realizimin e projekteve në sfera të ndryshme si arsim, kulturë dhe shëndetsi dhe  në fokus  të jenë njerzit të cilët kanë  nevojë më tepër për kujdes.Po ta krahasosh me vitin e kaluar, numri i personave që kanë marrë mish kurbani ka qënë më i ulët, ndërsa sivjet ky numër është dyfishuar apo trefishuar, por megjithatë u plotësuan të gjitha kërkesat, thanë drejtuesit e këtij aksioni me karakter humanitar.