“Ne sot po nisemi, shpresojmë të kalojmë sa më mirë. Falënderojmë Zotin që na mundësoi të shkojmë në haxh, dashtë Zoti të na pranohen të gjitha lutjet tona”, është shprehur haxhi Rufki Mamuti nga fshati Radush i Shkupit .
“Jam shumë i gëzuar që m’u mundësua të shkoj t’i vizitoj vendet e shenjta dhe të kryej këtë kusht të fesë muslimane, haxhin. Dashtë Zoti të gjithë ne të kthehemi shëndosh e mire”, ka thënë Florim Sulejman nga Kumanova.
“Po nisem që ta plotësoj edhe një kusht të Islamit, haxhin. Inshallah Zoti u mundëson gjithë muslimanëve që të shkojnë e të vizitojnë Mekën dhe Medinën, bile një herë në jetë. Shpresojmë që Zoti të na e bëj kabull këtë udhëtim”, ka thënë një haxhi tjetër Jashar Berisha nga Goranca.
“In-shalla Zoti ja mundëson gjithsecilit të shkojë dhe të vizitojë vendet e shenjta muslimane ne Mekke, Medine…Dhe të vijnë nga atje e t’i rrëfejmë rinisë për ato vende, Mundësisht t’i përmbahemi rregullave islame të cilat janë për një shoqëri të shëndosh, për një rini pa drogë, pa alkool dhe larg krimit të organizuar..” thotë haxhi Nexhat Kaloshi nga Tetova.