Aleanca Kuqezi, paradë në New York!

Aleanca Kuqezi, paradë në New York!

Shqiptarët e Amerikës, duke parë lidhjet e mira me komunitetin italian, dhe njohjes me këtë rast të origjinës së qindra mijëra arbëreshëve që jetojnë për më shumë se një shekull në jug të Italisë, kanë shfrytëzuar këtë rast që urat e miqësisë mes dy komuniteteve të forcohen dhe të rriten. Shqiptarët, dekadën e fundit kanë arritur të bëhen pjesë e kësaj parade, duke parakaluar me të gjitha simbolet tona kombëtare, flamurin kuq e zi, dhe veshjet popullore të të gjitha krahinave. Ata këndojnë e vallëzojnë shqip duke krijuar një atmosferë të pa parë festive në qendër të New Yorkut.

Këtë vit ka qenë një organizatë e re shqiptare në New York, e quajtur Rrënjët Shqiptare, që iu bashkua paradës Dita e Kolombit, duke demonstruar me flamurin kuq e zi, simbolet tona kombëtare në mënyrë madhështore për më shumë se tre orë në segmentin e rrugës 5 Avenue, nga 47 street deri në mbyllje të paradës në 72 Street. Drejtuesit e kësaj organizate Marko Kepi, Dori Nasko dhe Ervin Toro, thanë se ftuan në këtë paradë ku morën pjesë qindra të rinjë e të reja nga Shqipëria e Kosova , viset shqiptare, dhe ish kongresistin arberesh Joe DioGuardi, presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, kreun e KLD-së, zotin Kreshnik Spahiu, këngëtaren nga Kosova Genta Ismaili , këngëtaren nga Shqipëria, Çijeta Gjilaga, artistin e mirënjohur shkodran Frederik Ndoci, koreografen Agjelina Nika – drejtuese e grupit të valltarve të qendrës kulturore Rozafa, nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, e të tjerë.Në këtë paradë parakaloi edhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, me logon e saj dhe himnin e saj të kënduar nga këngëtarja Genta Ismaili, ndërkohë, që e përshëndetën festën e shqiptarëve edhe lobisti i njohur shqiptarë Joe DioGuardi, kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu, veprimtari Mark Gjonaj, Marko Kepi, Ervin Toro, Frederik Ndoci.
Genta Ismaili në paradën e shqiptarëve në Nju-Jork
Shqiptarët zgjodhën të parakalojnë kësaj rradhe me moton Çamëria është Shqipëri.
Në paradën me moton Çamëria është Shqipëri mori pjesë edhe kryetari i shoqatës Çamëria në Amerikë, veprimtari i dalluar i çështjes çame, në Shtetet e Bashkuara, zoti Sali Bollati, me gjithë anëtarët e familjes së tij dhe veprimtar të tjerë të çështjes çame. Zoti Bollati erdhi në paradë i veshur me një kostum popullor të folklorit karakteristik të trevës shqiptare të Çamërisë, sjellë nga Kanadaja, enkas për këtë paradë. Një grup veprimtarësh çamë, erdhën nga shtetet e tjera për të parakaluar me moton Çamëria është Shqipëri. . Ish kongresisti Dioguardi presidenti i të parit lob shqiptar në Amerikë, foli se së fundi ka ngritur problemin e minoriteteve, duke theksuar se të drejtat e shqiptarëve në Greqi nuk respektohen, ndryshe nga ato të minoritetit grek në Shqipëri që gëzon të gjithë të drejtat.BEQIR SINA, New York