Falë kontributit të madhë të 26 antarëve të këshillit inicues të fondit financiar “NDIHMO EDHE TI” dhe bashkpunimit të mirfilltë të kryesisë së QIKSHN-së, u realizua projekti madhor në ndertimin e xhamisë së parë shqiptari në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo..
Antarët e këtij këshilli në bashkpunimë të ngushtë me kryesinë e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji(QIKSHN), arritën për një interval të shkurtër kohor (5 muaj) të menaxhojnë mirë, drejtë dhe në kohë reale me situatën ne rajon dhe më gjërë.
Për një afat prej 5 muajsh u tubuan 1.008.400 korona norvegjeze, 1 milion ishin te grumbulluar nga vetë qendra per dy vite me heret, dhe u aktiviziuan 83 parapagues të rregullt bankiar me nje shumë prej 1000 kr e deri 2000 kr. per dy vite të ardhshme.
Gjithë ata që ndihmuan pa marr parasysh shumën dhe ndihmën e tyre morale dhe materiale me domemos se do të jenë të shpërblyer nga krijuesi ynë, Allahu xh.sh. dhe të nderuar para familjeve të tyre si musliman te devotshëm dhe si prindë të ndershëm. Eshtë e qartë se ky objekt që po ndertohet do të jetë dhe do të shërbejë si shtëpi e më të rinjëve tanë sepse ata janë ardhmëria jonë.
Ata me donacionet e tyre dhe kontributin e tyre moral, shpirtëror dhe njerëzor po ndertojnë një shtëpi të Zotit një faltore për gjithë vëllezërit tanë myslimanë, një vendtakim për të gjithë shqiptarët pa dallim feje e rajoni po të barabartë si shqiptarë të nje gjaku dhe bese.
Duhet të jemi krenarë se jemi shqiptarë , të unifikuar dhe të bashkuar jemi më të fortit, kurse te ndarë e të përcarë do të tregohemi edhe më të zbehtë bile edhe më të dobët para krijuesit tonë, All-llahut xh.sh.
Ceremonia e gurthemelit do të manifestohet me datë 20. maj 2011 ku dhe do të beht duaja nga personalitete eminente, përfaqësues të bashkësive Islame në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të ftuar janë : kryetari i komunës së Oslo-s, fylkensmani, Bashkësisa Islame Norvegjeze , kryetarët e qendrave fetare që kontribuan qe edhe ne shqiptarët te kemi nje xhami të mirë e të madhe … Poashtu në manifestimin solemn do të bëjnë dua edhe këshilli sëbashku me të ftuarin special, dr. Musli Verbani , i cili i pari bëri duan në blerje të lokalit dhe i pari me shum xhemtalinj përvjeli mëngat e këmishës dhe filloi me pastrimin e lokalit të sapo blerë asaj kohe.
Mediat vendore dhe ato nga vendlindja janë të ftuara për pjesmarrje dhe informuar me agjendën vijuese në ndërtimin e këtij objekti madhor fetaro-kombëtar.
QIKSHN-ja dhe këshilli financiar NDIHMO EDHE TI uronë dhe lusim Allahun xh.sh. t`i shpërblejë me të mirat e Tij gjithë ata, për kontributin e tyre të dhënë në ndertimin e xhamisë, dhe njëkohësisht kërkon që edhe ata që nuk paten mundësi apo paten dyshime se një gjë e tillë nuk do të arrihet kurrë, kanë mundësinë të kyqen në këtë akcion. Vëllezër të dashur largojuni dyshimeve sepse nijeti për ndertimin e kësaj xhamie ka qenë I mire, I pastër e I drejtë dhe ja u arrit që të ndodhë një gjë e tillë, pra te ndertohet nje shtëpi e Zotit mu ne mesin e Oslo-s.
Që nga sot do të mundohemi që gjithë antarëve tanë përmes portalit www.albaner.no dhe faqes zyrtare të qendres, www.qiksh.no të ju sjellim informacione rreth gjithë mbarëvajtjes të procesit të ndertimit dhe njëkohesist donacioneve që nuk kane të ndalur.
Sa për fillim informohen gjithë antarët e xhamisë se lokali ku do të shpërgulemi është gjetë dhe me 1 qershor presim që të shpërngulemi/ bartemi atje.
Lokali eshte modern i pajisur me ashensor dhe ka 500 m2, dhe është krejtësisht në rregull i pastruar dhe mundemi që aty per aty të fillojmë me ritualet tona fetare, dhe zhvillimin mësimor ne dy shkollat.
Sa i perket procesit të ndertimit të xhamisë së re do të zgjasë 12 muaj dhe atë me çelsa në dorë, ndërtuar nga një kompani e njohur ndertimesh “Eide entrepenør AS”.Pra eshte vetëm kjo kompani që do e ndertojë. Kompania në fjalë ka përvojë pune për mbi 25 vite dhe është firmë norvegjeze. Cdo pagese per punë të kryera do të shkojë drejtëpersedrejti me bankën ku edhe ata do të jenë percjellës të punës të ndertimit, kurse ne vetëm se do të vëzhgojmë dhe njekohesisht të ndihmojmë cka nevojitet nga ana e jonë.
Urojmë që të jeni gjithë shëndoshë e mire,
Allahu i bekoftë shqiptarët, me gjithë të mirat e Tij
QIKSHN & NDIHMO EDHE TI