Në mënyrë kolektive stafi i Shkollës shqipe shënuan ditën e bekuar të pavarësimit të shtetit më të ri në Europë, Kosovës në Stømstad të Suedisë. Agjensioni turistik «Safeti reisen» organizoi udhtimin falas per shkollën shqipe, ku dhe u pronucua per Albaner.NO me keto fjalë:
Të ndihmosh nje shkollë shqipe është sikurse të ndihmosh një qytet të tërë në Kosovë apo gjetiu, dhe jam i gatshëm t`i ndihmoj kësaj shkolle apo edhe shoqatës tuaj ne organizime udhëtime kolektive me antarët tuaj.
Safeti u falënderua nga secili prej prindëreve dhe njëkohësisht në skenë para gjithë të pranishmëve në shenjë mirënjohjeje mësuesi Imri Trena, i dhuroj disa dhurata simbolike per at.
Mysafirë specialë në këtë eveniment madhështorë ishin stafi drejtues pranë dy shkollave në Kosovë. Bëhet fjalë për nxënës dhe arsimtar të shkollave të mesme”Skenderbeu”,”Feriz Guri” të Kaqanikut dhe të shkollës së mesme”Aga Xhite”të Prishtinës ishin këtu qe disa ditë në realizimine një projekti nga Elez Neziraj(arsimtarë),Paul Carlsson (arsimtarë) dhe Kaltrina Maliqi(nxënëse) nga Stömstadi ,projekt ky për aftësimin e nxënësve nga Kosova me përvojën nga Suedia, me një fjalë u bë vëllazërimi me gjimnazin e Strømstad-it, Gymnasiet.
Shkolla Shqipe «Naim Frashëri» nga Oslo e Norvegjisë, ishte e ftuar nga organizatorët e këtij evenimenti, që të jetë pjesë e organizimit të festës së madhe të ditëlindjes së 3 -të të shtetit më të ri në Europë , Kosovës.
Nxënësit e shkollës shqipe sëbashku me mësuesit e tyre e sidomos mësuesin Imri, e begatuan programin festiv me recitime, këngë e valle.
Në këtë takim festiv u fol mjaft per rëndësinë e kësaj dite nga mysafirët tanë nga Kosova si dhe vetë udhëheqësit e programit , profesor Elez Neziraj dhe Kaltrina Krasniqi.
Themeluesit e fondit humanitar, Mexhid Merovci, Naser Turkaj e Hysen Emini, pranuan edhe një cek në vlerë 15.000 kr. suedeze nga një bashkatdhatarë i yni afarist ne Suedi, Avni Krasnqi përfaqësues i firmës “Plivit Trade” . Sikurse që ishte e cekur në informatën tonë të mëhershme, gjitha të ardhurat nga ky manifestim do të ju dedikoheshin skamnorëve në vendlindje. Fondi humanitar në fjalë vitin e kaluar arriti t`i ndërtojë 3 shtëpi për të pa strehët në Kosovë.
Më në fund u shkëmbyen edhe dhurata simbolike mes rektorëve të shkollave, njiashtu edhe prania e kryetarit të Komunës së Strømstadit ishte kënaqësia e të gjithë bashkatdhetarëve aty duke e pershendetur punën që po e bëjnë shkollat ne bashkëpunim.
Më në fundë, rrugës për në Oslo,me po të njëjtin autobus të stolisur me flamuj kombëtar dhe at të shtetit të Kosovës, këshilli prindorë vendosi që të ndalemi në një restoran për të darkuar. U ndalëm në restoranitn «MC Donalds» dhe të gjithë zbirten nga autobusi, zërat e fëmijëve bubulisnin nga gëzimi e hareja dhe duke na ndegjuar se po flasim shqip një nga puntoret e restorantit, pra vet udhëheqësja e ndërrimit kishte qenë shqiptare ku me shum zemër e kënaqësi na uroj të gjithë neve pavarësinë. Nuk arritëm ta marim emrin e asaj por sidoqoftë e falënderojmë për disa ushqime që ja dhuroj fëmijëve tanë dhe ndau disa biseda me ne.
Kliko per më shum foto këtu: