Êshtë çudi se si një revistë aq e lexuar si Revista “Weltwoche” lëshohët në këso shkrimesh kaq avantureste dhe te pa verteta.Sigurisht qe shkrimi sa më atraktiv për të huajt i bëne edhe te lexueshme revistat e tilla .Në vazhdim ju sjellim shkrimin e kësaj reviste që Kosovën e pat kryefjalë
Revista “Weltwoche” që lexohet nga 400.000 veta ka vënë në ballinën e numrit më të fundit fytyrat e Hashim Thaçit dhe Xhavit Haliti. U thotë “terroristë” dhe “mafiozë”, për aktivitetet e të cilëve ka qenë në dijeni edhe Zvicra.
Autori i artikullit është Dr. Kurt Pelda, korrespondent i gazetës NZZ nga Afrika.
“Unë e njoh terroristin kur e shoh. Dhe këta njerëz janë terroristë», me këtë citat të të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve Robert Gelbart, të deklaruar më 1998 e nis revista “Die Weltwoche” rrëfimin për UÇK-në. Organizata në fjalë nuk paska punuar për pavarësinë e Kosovës por për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti dhe Azem Syla kanë qenë kryesuesit e organizatës në fjalë – këtu autori i referohet një raporti të KFOR-it nga viti 2004.
Pjesa kryesore e artikullit përfol biografinë e Xhavit Halitit, i cili paska qenë shefi i rrjetit kriminel të drogës dhe që paska pasur për detyrë financimin e luftës “terroriste” të UÇK për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Se Haliti ka qenë tepër i involvuar në “rrjetet kriminele” dëshmon edhe fakti se Hashim Thaçi kurrë nuk ka pranuar të dalë publikisht me të në Zvicër”,thotë “Weltwoche”.
Të hollat e këtyre “aktiviteteve kriminele” të UÇK-së kanë qenë të deponuara në Zvicër. Sipas revistës Qeveria zvicerane ka bërë çmos që pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë të zhdukë çdo dosje që ka pasur të bëjë me Kosovën dhe UÇK, sidomos asociimin e kësaj organizate me terrorizmin. Kjo sipas revistës në fjalë e bën Zvicrën bashkautorë në një ndërmarrje kriminele./KOSOVALBANER.COM