Aksionit në fjalë, po i bashkangjiten dita më ditës shumë bashkatdhetarë shqiptarë dhe grupe të etnive të ndryshme, duke e kuptuar rëndësinë dhe vlerat e këtij objekti që është në ndertim e sipër.
Këshilli inicues-financiar falënderon të gjitha ata që deri më tani me kontributin e tyre dhe perkrahjen e plotë që po u a japin, janë tubuar afro 300.000 kr. Poashtu deri më tani është arritur kontakti për afërsishtë me 20% nga ato familje, organizata fetare, biznismen të ndryshëm ku dhe nga secili prej tyre po mirëpritet aksioni ynë i nderrmarë në ndertimin e një qendre Shqiptare fetare, kulturore, arsimore e mediatike.
Takimet ne mbledhje informative me këshillin e plotë ndodhin 1 herë në javë ku dhe vihet me rezultate, kurse komunikimi mes vehti përmes telefonatave ëshë gatë për cdo ditë dhe në cdo kohë.
Ju bëjmë me dije edhe një herë të gjithë atyre që në mendimet e tyre janë të dyshimtë apo te rezervuar në kontributdhënie, të lirohen nga ato preukupime dhe t`i bashkangjiten aksionit duke fituar sevapet, mirësinë e rehatinë shpirtërore nga i dashuri Ynë. Xhamitë apo objekte të tilla nuk ndertohet aq lehtë dhe cdo ditë, sidomos ne shtetet e perendimit, per at iu është dhënë mundësia cdo secilit prej jush të jeni pjesë e këtij objekti madhështor me donacionet tuaja, që ju të jeni po ata që me një fjalë do ta ndërtoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, duke ju mundësuar kultivim në mësim besim, kulturë kombëtare, arsimim në gjuhë amëtare dhe njohje të traditave tona atdhedashëse.
Për ne shqiptarët e Norvegjisë, gjithmonë ka qenë një mungesë e madhe për një lokal të sojit të tillë që eshtë në ndertim e sipër, pse mos të jemi ne nje shembull i mirë edhe per të tjerët, bile edhe per vet shtetin Norvegjez, sepse po ky shtet jep ndihma ne çdo anë vetëm e vetëm për të asgjësuar kriminalitetin, rrugaçllëkun e papunësinë.
Ne shqiptarët jemi një shoqëri përparimtare dhe niveli arsimor është mjaftë i lartë, dita më ditës burgjet e norvegjisë nuk janë më te mbushura me shqiptarë,sikurse që ishte në vitet e shkuara,po për kundrazi shkollat dhe univerzitet janë me plotë studentë shqiptarë.
Këtu shihet shumë qartazi se jemi vetëdijësuar dhe kemi marrë rrugën drejtë arsimimit dhe intregrimit. Por kjo nuk mjafton duhet kushtuar rëndësi edhe më të madhe gjeneratave të reja, brezit tonë më të ri, duke edukuar në frymën kombëtare e atdhetare dhe ditur se është besimtar e njëkohesisht rrespektuar fenë e ç`do secilit.
All-llahu i shpërbleftë gjithë ata që po ndertojnë një xhami, një faltore, një shkollë, një zyre të informimit,një konak per të moshuarit, një sallë pritje për më dashurit tuaj në ditë gëzimi, mërzije, ngushllimi e çka jo tjetër.
JU PRIFTË E MBARA SHQIPTARË, KUDO QË JENI!
Këshilli inicues-financiar «Ndihmo edhe ti!»