Para gjithë të pranishmëve maqedonë, serb dhe atyre nga Bosnja e Moldova, fjalim rasti mbajti ambasadori i ardhshëm i Maqedonisë në Norvegji «Gorani». Lokali ishte i mbushur përplot, në tavolina kishte vetëm flamuj maqedonë, kurse në hyrje të lokalit valavitej flamuri maqedon ne shtizë përballë atij Norvegjez.
U kënduan shum këngë popullore e argetuese maqedone, këngët i këndoi «Gjoko» me publik, kenduan edhe grupe tjera pjesmarrëse ne eurosong 2010, këndoi edhe Juliana por u pa se askush nuk i vuri edhe aq veshin këngës shum të bukur të saj.
Në delegacion përfaqësonte vetëm një shqiptarë, përndryshe gazetar në RTVM programi i dytë z. Avni Qahili i cili shumicën e kohes e kaloi me disa shqiptarë të tjerë që kishin ardhur per ta takuar atë personalisht, sepse shqiptarët nuk kishin pranuar ftesa sikurse ajo pala maqedone.
A thua vallë ambasadori i Maqedonis në Norvegji kë do e perfaqësojë këtu? 200 maqedonët apo 2000 shqiptarët e Maqedonisë!? Sikurse u pa sonte në restoranin «Tempest» shqiptarët nuk ishin te ftuar nga askush…
Në përfundim, shqiptarët e Maqedonisë të zhgënjyer edhe në mërgim, nga ana e udhëheqësve tanë në vendlindje. Vallë a nuk meritojmë ne diq me teper si pjesë perbërese e shtetit maqedon?? (Pyetja i dedikohet qeveritarve tanë BDI- Ali Ahmeti)
Stafi i Albaner.NO ka marr disa telefonata te ndryshme që shkrimi të largohet nga portali ynë.
Ne artikullin në fjalë nuk mund ta largojmë nga web-faqeja por nëse pronari i lokalit dëshiron të vij me demant apo sqarim rreth evenimentit te organizuar në lokalin e tyre është i mirëseardhur që të jemi edhe më transparent ndaj lexuesve tanë.
Stafi i Albaner.NO