Qendra e lartë përmendur me fëmijët tanë që vijojnë mësim besimin dhe njiashtu mësimin ne gjuhën amtare, sot me sukses bën leximin kuranor rrespektivishtë u bë duaja e hatmës. Pjesë e këtij evenimenti islamik ishin edhe mysafirët nga Bashkësia Islame e Kosovës: Kryeimami, Sabri Bajgora ,Musa Vila magjistër i studimeve fetare dha Bahri Simnica drejtor i Medreses Alaudin në Prishtinë. Mysafirët në fjalë përshëndetën Kryesinë e QIKSHN-së dhe njëherit pergëzuan per këtë punë të madhe që mësuesit/hoxhallarët pranë kësaj qendre e arritën me fëmijët në mësimin e librit famëlartë Kurani-it.
Ishte kënqësi e veçantë t`i ndëgjosh fëmijët në leximin e Kuranit aq mirë , aq bukur e aq hieshëm sa që shumica e pjesmarrësve në xhami ndjenë një kënaqësi të vacantë shpirtërore dhe njëkohësisht ishte mjaftë emocionale nga ana disa fëmijëve të moshës më të vogël siç ishte Voglushi Jonuz Sefa e voglushja 5 vjeçare Altina Abdi të arrisin të mësojnë aq shum nga fjalët e All-llahut xh. sh.
Edhe fëmijët për kontributin e dhënë të imamit pranë kësaj qendre Dr. Musli Verbanit ja kushtuan disa fjalë falënderimi dhe në formë simbolike vetë nxënësit që ai edukoi në frymën e Islamit iu dhurua një dhuratë.
Sotë pra bënë hatme 26 fëmijë ku dhe 6 të tejrë u testuan në thënien e disa vargjeve të mësuara permendësh nga libri i Allahut.
Më pastaj këshilli prindor rregulloj shum shpejtë sallën, pra faltoren dhe aty u shtrua dreka e pergaditur nga nënat e fëmijëve pjesmarrës në program dhe vetë qendres.
Mysafirët nga Kosova sëbashku me antarët e qendres tonë dhe asaj të Dramenit në krye me Abedin Osmanin dhe imamin e tyre i nderuari hoxhë Bedri Bashota, vizituan lokalin e ri të xhamisë të blerë nga qendra ku dhe ka filluar meremetimi dhe pritet që deri ne fund të vitit të ardhshëm shqiptarët e Oslo-s të kenë një xhami moderne prej 1600 kvm. ku do ti plotësojë kushtet per shumë aktivitete te ndryshme, arsimore, kulturore dhe mediatike.
Allahu i shperbleftë të gjithë ata që e nderuan këtë manifestimin me pjesmarrjen e tyre, fëmijëve suksese në të ardhmen dhe mysafirëve nga Kosova punë të mbarë në vendlindje dhe njëherit ju jemi mirnjohës për kontributin e tyre.
QENDRA ISLAMIKE KULTURORE SHQIPTARE NË NORVEGJI
Kryetarë: Fehmi Baftiu