Duke folur nga Spitali Ushtarak, ku prej disa orësh ndodhet e shtruar deputetja greviste Klodiana Spahiu, Rama akuzoi qeverinë se po mban sytë mbyllur përballë një situate të tillë.
Deputetja e qarkut të Durrësit u dërgua në spital në orët e para të mëngjesit pasi shfaqi probleme në stomak.
Ndërkohë problemet kanë nisur edhe për deputetët e tjerë, të cilet kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë. (TCH)