Shkolla shqipe ne Oslo, kremton 15 vjetorin…

Shkolla shqipe ne Oslo, kremton 15 vjetorin…

 

Udhëheqësia e shkollës shqipe «NAIM FRASHËRI» në Oslo, fton të gjithë punëtorët e arsimit, ish nxënësit së bashku me prinërit e tyre si dhe bashkatdhetarët e Oslo-s me rrethinë që të marrin pjesë në kremtimin e 15-të vjetorit të themelimit të shkollës shqipe «Naim Frashëri» në Oslo.
Ky manifestim do të mbahet në ditën e diel më 7 mars 2010 në shkollën Grorud në orën 13:00.
Adresa: GRORUD SKOLE, Grorudveien 4; OSLO
Ky kremtim do të begatohet nga programi me recitime, këngë e valle të pergaditur nga mësuesi Imri Trena me nxënësit e shkollës si dhe SHKSH «Rilindja» në Oslo, SHKSH » ILIRIDA» në Oslo dhe grupi i folklorit «RILINDJA» në Oslo.
Xhirimii manifestimit do të realizohet nga kameramani Rexhep Shehu…
 
Sponzorë gjeneral: QIKSH – Qendra Islamike Kulturore Shqiptare
 
Pjesëmarrja juaj do ta gjallërojë dhe madheshtojë këtë manifestim.
Përzemërisht, nga udhëheqësia eshkollës shqipe «Naim Frashëri»-Oslo.