Shqipëri: Topi thërret të shtunën tryezën Berisha-Rama

Shqipëri: Topi thërret të shtunën tryezën Berisha-Rama

Lajmi i shumëpritur për tryezën e dialogut, tashmë është bërë realitet.Presidenti i Republikës Bamir Topi do të “bashkojë” në selinë e tij, kryeministrin, Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në një tryezë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike.Takimi do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00. Ende nuk është zbardhur axhenda e tryezës, por ajo që dihet është që vendimi erdhi pas takimeve që Topi zhvilloi me ambasadorin amerikan në Tiranë, John Withers, roli i të cilit është i madh në vendin tonë. Burime nga presidenca thonë se aktualisht po zhvillohen konsultime midis dy drejtuesve kryesor të partive politike.Ky takim vjen pas gati gjashtë muaj krizë politike në vend, ku Partia Socialiste pas përfundimit të zgjedhjeve të qershorit vendosi të mos merrte pjesë në Parlament. U desh ndërhyrja e ambasadave perëndimore në Tiranë, për të arritur në këtë takim shumë të rëndësishëm për vendin.Ditë më parë, Komisioni Evropian miratoi një rezolutë ku u bënë thirrje klasës politike në vend të niste dialogun dhe opozita të ndërpriste bojkotin. Bëhet e ditur gjithashtu, se vendimi për takimin e së shtunës është marrë edhe duke u konsultuar me Berishën dhe Ramën. /gazetastart/