KQZ: PDK-ja, fituese e zgjedhjeve në Prizren dhe Lipjan

KQZ: PDK-ja, fituese e zgjedhjeve në Prizren dhe Lipjan

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, del PDK-ja ka fituar 53,2 për qind të votave të votuesve të Prizrenit dhe 53,7 për qind të votave të votuesve të Lipjanit.“Në komunën e Lypjanit PDK kandidati Shukri Buja, ka fituar 14 mijë e 209 vota gjegjësisht 53.7 për qind. Ndërsa LDK kandidati Imri Ahmeti 12 mijë e 261 vota gjegjësisht 46.3 për qind. Në komunën e Prizrenit PDK kandidati Ramadan Muja ka fituar 30 mijë151 vota, gjegjësisht 53. 2 për qind ndërsa LDK kandidati Hanefi Muharremi 26 mijë e 493 vota gjegjësisht 46.8 për qind, tha Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së.Pak orë pas mbylljes së vendvotimeve  zgjedhorë në këto dy komuna, përfaqësues të dy subjekteve politike, PDK dhe LDK, e kanë pranuar rezultatin e dal nga këto zgjedhje.“I ftojmë të gjithë që kanë marr pjesë në këtë garë elektorale që ta njohin rezultatin zgjedhor i cili është dukshëm më i madh. Po e themë pak sa në shaka se tani nuk kanë më punë as KZAP dhe KQZ sepse është punë e kryer”, tha Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së.“Rezultatet nuk janë inkurajuese për LDK-në. Kandidati i PDK-së dhe i koalicionit të tyre është në një udhëheqje ndaj kandidatit tonë. Natyrisht që i falënderojmë qytetarët e për daljen masive në zgjedhje. LDK ka dhënë një mundësi që përmes ankesave pran KZAP-së dhe organeve kushtetuese të Kosovës që ata ta shprehin vullnetin e tyre të lirë ndërsa në Lypjan rezultati është më i balancuar”, tha Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.Sipas KQZ-së, rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve do ta përcaktojnë votat me kusht, votat përmes postës dhe të personave me nevojë të veçanta. Mirëpo, sipas tyre numri i përgjithshëm i këtyre votave nuk do të ketë mundësi të ndryshoj diçka sa i përket rezultatit preliminar të zgjedhjeve.