Ahmeti tha se duhet të punohet më shumë për zgjidhjen e çështjes së emrit kushtetues, problem që po pengon procesin eurointegrues të Maqedonisë.“Ne përpiqemi që të gjejmë zgjidhje dhe do të punojmë në këtë drejtim. Zgjedhje të parakohshme, ka kur vendi është në krizë, kur gjërat nuk ecin, siç duhet. Së paku, këto simptoma as së afërmi nuk janë vërejtur, në Maqedoni, koalicioni funksionon dhe nuk ka ndonjë shqetësim të krizës politike në vend. Të gjitha institucionet e shtetit funksionojnë si më mirë», theksoi Ahmeti. (INA)