Policia zvicerane thotë se ka shpartalluar një rrjet të kontrabanduesve të heroinës, i cili besohet se në pesë muaj, ka bartur nga Kosova drejt Zvicrës 42 kilogramë drogë, të tipit heroinë.Katërmbëdhjetë trafikantë, përfshirë 13 shqiptarë etnikë dhe një shtetas austriak, me origjinë nga Kosova, u arrestuan, së bashku me një shtetas spanjoll, raporton televizioni shtetëror i Zvicrës – TSR.Policia tha se heroina ka ardhur nga qyteti i Pejës dhe se ajo ishte shitur në Lozanë, Cyrih dhe Neuchatel të Zvicrës.Gjatë çdo udhëtim, thuhet në raport, të dyshuarit kontrabandonin më shumë se 12 kilogramë drogë, ndërsa njëri prej tyre ishte i ngarkuar për mbledhjen e parave për bosët e operacionit, me seli në Kosovë.Pastërtia e drogës ishte 33 për qind, thuhet në raport, tre herë më shumë sesa është përqindja e heroinës që zakonisht konsumohet nga përdoruesit.