Shefi i qeverise, ne nje konference per shtyp, theksoi se ne situaten e krijuar kur prurjet jane dyfishuar e kur reshjet duket se do te vijojne, nuk ka gje me te cmuar se jeta e qytetareve, nderkohe shtoi se shkarkimet do te jene me intensive.
Duke premtuar demshperblim per banoret e prekur, deri ne qindarken e fundit, Berisha theksoi se jemi ne ‘buze te gjendjes se jashtezakonshme’.
«Nuk mund te shmangen derdhjet, shkarkimet e liqeneve; autoriteti i mbikeqyrjes se digave eshte i detyruar te zbatoje me perpikmeri rregulloren dhe aty vepron ne menyre teresisht te bazuar ne rregulloren dhe menaxhimin e digave», theksoi Berisha.
Shefi i qeverise beri te ditur se per situaten e krijuar eshte njoftuar NATO, nderkohe Italia ka sjelle ekspertin per digat e Austria, Kosova, Maqedonia jane te gatshme per ndihme.
«Nuk ka vend per panik sepse kete situate do ta kalojme. Sot eshte momenti per te mencuri ne perballimin e gjendjes», theksoi Berisha.
Shefi i qeverise ka mbrojtur edhe veprimet e KESH, duke theksuar se Korporata ka zbatuar per perpikmeri ate qe shkruhet ne rregulloren e vitit 1998./top-channel/