Shkup: Aksion policor në fshatin Haraçinë

Shkup: Aksion policor në fshatin Haraçinë

Nga Ministria e Brendshme informuan se patrulla e policisë gjatë kryerjes së detyrës ka hasur në rezistencë të armatosur prej personit të cilin edhe kanë dashur ta vënë nën pranga. Nuk mësohet nëse ka të plagosur gjatë konfrontimit të policisë me personin nga fshati Haraçinë. Nga Policia nuk tregojnë as për identitetin e të kërkuarit, ndërsa jozyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për shtetasin Murat Ajvazi, 21 vjeçar, i cili dyshohet për një vepër penale – vrasje, në janar të vitit 2007. Kamera e Alsatit ishte në teren dhe regjistroi prezencën e policisë, si dhe kontrollet detale që kryheshin në hyrje-daljet e Haraçinës. Nga MPB-ja thonë se aksioni policor ende vazhdon. /alsat-m/