Zgjedhjet në Kosovë: Rezultatet preliminare të balotazhit

Zgjedhjet në Kosovë: Rezultatet preliminare të balotazhit

Sipas ketyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në 10 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 4 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në 3 komuna, SLS në 1 komunë dhe Refki Suma, kandidat i pavarur ka fituar në komunën e Hanit të Elezit. Sipas këtyre rezultateve PDK ka fituar në Gjilan, Rahovec, Sharr, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Viti, LDK në Besianë, Burim, Kastriot, Artanë, AAK në Pejë, Junik, Therandë, SLS në Shtërpcë. Sa i përket rezultatit të barabartë të përqindjes në komunën e Prizrenit, kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta tha se kandidati i PDK-së Ramadan Muja ka fituar 24.982 vota ose 42 vota më shumë se sa kandidati i LDK-së Hanefi Muharremi që ka fituar 24.940, dhe se fituesi do të dihet pasi të numërohen edhe votat me kusht, të cilat në këtë komunë janë gjithsej 1.602. Rezultatet e garës së balotazhit:
Gjilan Qemajl Mustafa PDK 51.4 %- Fatmir Rexhepi LDK 48.6 % Sharr Salim Jonuzi PDK 53.3 %- Halim Shemsedini LDK 46.7.% Kaçanik Xhabir Zharku PDK 57.9%-Tahir Çaka AAK 42.1% Klinë Sokol Bashota PDK 56.3%-Enver Berisha AAK 43.7% Dardanë Shaip Surdulli LDK 54.1%- Begzad Sinani PDK 45.9%% Mitrovicë Avni Kastrati PDK 53 %- Nexhmedin Spahiu AKR-LDD 47% Lipjan Shukri Buja PDK 50.5% – Imri Ahmeti LDK 49.5 % Kastriot Mehmet Krasniqi LDK 51.9%- Haki Mjeku PDK 48.1 % Rahovec Qazim Qeska PDK 50.8%-Ibrahim Kryeziu LDK 49.2 % Prizren Ramadan Muja PDK 50% – Hanefi Muharremi LDK 50 % Vushtrri Bajram Mulaku PDK 63.5 %- Muharrem Shabani AAK 36.5 % Malishevë Isni Kilaj PDK 61.8%- Januz Kastrati LDK 38.2 % Artanë Bajrush Ymeri LDK 80.9%-Radovan Deniq SNSD 19.1% Burim Fadil Ferati LDK 70.8%-Naim Imeraj AAK 29.2 % Pejë Ali Berisha AAK 76.7 %- Elmi Berisha LDD-AKR 23.3 % Besianë Agim Veliu LDK 66.5 %-Muhamet Latifi PDK 33.5% Shtërpcë Bratislav Nikoliq SLS 65 %-Beqir Fejzullahu PDK 35% Therandë Blerim Kuçi AAK 52.4%-Ramë Vataj PDK 47.6% Viti Nexhmedin Arifi PDK 55.2%- Sokol Haliti LDD 44.8 % Junik Agron Kuçi AAK 56.7%-Tahir Isufaj LDK 43.3 % Hani i Elezit Refki Suma kandidat i pavarur 53.3%- Mehmet Ballazhi PDK 46.7 % Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se rezultatet përfundimtare mund të priten gjatë dy-tri ditëve të ardhshme. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëri të ditur se në balotazhin e 13 dhjetorit votuan 37.88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Në këtë lidhje mund t’i gjeni shënimet e plota të KQZ-ës:
http://www.kqz-ks.org/SKQZ-WEB/al/materiale/raundi2_kk.pdf