Një humb jetën e shtatë lëndohen

Derisa personi i vdekur ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, të shtatë të tjerët janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim mjekësor. Sipas policisë, ata janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion.
Aksidentet e tilla të rënda në Kosovë janë të shpeshta, pavarësisht thirrjes së policisë që vozitësit të kenë kujdes të shtuar dhe të ulin shpejtësinë. Kjo për faktin se një numër i madh i rrugëve të vendit janë duke u zgjeruar dhe tejkalimet nga ana e vozitësve janë shumë të rrezikshme. Para disa ditësh, Policia e Kosovës ka bërë thirrje që pronarët e automjeteve që dalin në komunikacion të pajisen edhe me mjetet dimërore, pasi zyrtarisht kjo periudhë ka hyrë në fuqi nga 15 nëntori dhe zgjat deri në fund të muajit mars të vitit tjetër.